A i lejohet agjëruesit ti bëjë analizat e gjakut dhe a i prishet agjërimi me to?

Pyetje: A i lejohet agjëruesit ti bëjë analizat e gjakut dhe a i priPyetje-pergjigje-2shet agjërimi me to?

Përgjigje: Nuk prishet agjërimi nga nxerja e gjakut për analizë. Mundet që mjeku të ketë nevojë të marrë gjak nga i sëmuri gjë ta kontrollojë dhe kjo nuk prishë gjë. Bëhet fjalë për një sasi të vogël gjaku, e cila nuk ndikon në trupin e njeriut ashtu si ndikon hixhameja, prandaj nuk prishet agjërimi. Esenca është të mbeturit e agjërimit dhe nuk kemi të drejtë të gjykojmë se prishet përveç se me argument nga sheriati. Ndërsa për këtë sasi të vogël të gjakut nuk ka argument se prishet agjërimi. Ndërsa nxjerja e një sasie të madhe gjaku për ti dhënë dikujt që është i nevojshëm për gjak dhe nëse ajo sasi e nxjerë ndikon në trupin e njeriut ashtu si ndikon hixhameja, agjërimi prishet. Pra nëse është duke agjëruar dhe e ka vaxhib, nuk i lejohet që ti japi këtë sasi gjaku dikujt. Përveç nëse bëhet fjalë për ndonjë gjendje urgjente, ku nuk mundet të pritet deri pas akshamit dhe mjekët vendosin se po ti jepet gjak ka dobi dhe hiqet rreziku. Në këtë rastë nuk prishet gjë nëse i jep gjak. Mundet të hajë dhe të pijë që të kthejë fuqinë. Këtë ditë duhet ta kompensojë më vonë. UAllahu alem.

Përgjigjet: Muhamed Salih el-Uthejmin
Përktheu: Sejfullah Sejfuli

You may also like...