A i lejohet nënës që jep gji të mos agjëroj?

Pyetje - pergjigjePyetje:  Kur duhet ta kompensojë dhe a duhet të ushqejë të varfër ?
Përgjigje : Nëse nëna ka drojë për fëmijën e saj se nëse agjëron do ti pakësohet qumështi saqë të dëmtohet fëmija, ajo e ka të lejuar ta prishë agjërimin .
Por ato ditë duhet ti kompensoj më pas , sepse ajo i ngjanë të sëmurit , për të cilin Allahu , subhanehu ue teala , ka thënë: “… ndersa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjëroj aq ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu me këtë dëshiron letëhsim për ju, e nuk dëshiron vështërsim për ju”.(Bekare:185).
Dhe mos harojmë kur ti jepet mundësia duhet ti agjëroj ato ditë, mundë të agjëroj ose në dimër kur dita është e shkurtër dhe koha e ftohtë , e nëse nuk mundet në këtë dimër, i lejohet ta vonoj për vitin e ardhshëm. Ndërsa të dhënit ushqim për të varfër , kjo nuk i lejohet përveç nëse pengesa apo arsyeja për lënien e agjërimit është gjë për të cilën nuk ka shpresë se do të hiqet. Në këtë rast pra bëhet ushqimi i të varfërve në vend të agjërimit.

Përgjigjet: Muhamed Salih el-Uthejmin

Përktheu: Sejfullah Sejfuli

You may also like...