E XHUMA SOT …

1. Gjatë ligjërimit të imamit në Hytbe nuk lejohet të flitet aspak. Ky veprim është i ndaluar fetarisht. Ndërsa folësi e humbet shpërblimin e xhumasë. Madje edhe ai që i thotë atij: “Hesht!” edhe ai përfshihet me të njëjtin privim.

Ramzan Jumma Mubarak HD Wallpapers

2. Nuk është e mirë brenda xhamisë të futesh në mesin e njerëzve, t’i trazosh ata, ta prishësh rendin e tyre, derisa i shqetëson ata dukshëm. Për të zënë një vend për veten. Kur diçka e tillë ndodhi edhe gjatë kohës së Profetit a.s. teksa ai po ligjëronte në hytbe, një njeri u fut në mesin e njerëzve, i shqetësoi ata, e Profeti a.s. iu drejtua me këtë: “Ulu se bërë gabim!” (???? ??? ????)

3. Celulari duhet të fiket ose të mbetet pa zë. Kjo, për të mos i defokusuar dhe shqetësuar të tjerët me zhurma.

4. Nuk është e mirë që lutjet dhe ajetet brenda namazit të lexohen me zë që e hutojnë dhe e ngatërrojnë namazfalësin që e ke pranë. Mjafton lehtë me buzë t’i citosh ato!

5. Të bësh kujdes në veshjen tënde. Gjatë rukusë dhe sexhdes të mos dalin teshat e të të duket pjesa e boshtit kurrizor e diçka më tepër se kaq. Pasi ky namaz, sipas legjislacionit islam, është i papranueshëm.

#xhuma_të_bekuar

Agron Islami

You may also like...