Sofra e Ramazanit vazhdon…

4Sofra e Ramazanit vazhdon…

Edhe këtë vit si vitin e kaluar Sh.Horizonti Plus organizon sofrën e Ramazanit në objektin privat pas galerisë së Arteve në Tetovë, përballë parkut të Pashës , ku çdo natë në të do të shtrohen nga 60 iftare.

Gjthashtu nga mesazhi ne media që u bë ishte ftimi i të gjithë dashamirësve të projekteve bamirëse që të ndihmohen këta nevojtarë të cilët këtë vit janë në rritje, ku një iftar kushton 120 den, që me një kolektivitet të organizuar në këtë muaj të bujarisë tja arijmë qëllimit bashkarisht, pra ta ndihmojmë këtë shtresë të njerëzve, duke e kujtuar hadithin profetik në të cilin thuhet: “Kush ushqen një agjërues e ka shpëblimin një lloj sikurse ai që ka agjëruar”.

Mos harojmë gjihashtu ti falenderojme publikisht të gjithë ata donatorë që prej para ardhjes së muajit të Ramazanit ishin prezent duke pyetur për të, pra ata sot janë bërë edhe pjesë e pandarë apo iniciatorët kryesorë për realizimin e saj, duke shpresuar se ajo nga viti në vit do të përmirësohet si në kuantitet ashtu edhe në kualitet.

Së fundi i falenderojmë portalet dhe dashamirët që përmes rrjeteve sociale që dhanë mundësinë që opinioni publik të njohtohet me këtë projekt human dhe bamirës.

Stafi organizues i “Sofrës së Ramazanit”

You may also like...