05 – Gjatë agjërimit doktoresha vendos intrumentin mjekësor brenda në vaginë për ekzaminim

1 -Pytje pergjigje05 – Gjatë agjërimit doktoresha vendos intrumentin mjekësor brenda në vaginë për ekzaminim

Pyetje: Nëse gruaja fut gishtin e saj brenda në vaginë ndërsa pastrohet [pas urinimit], apo nëse ajo vendos pomadë apo tabletë [brenda në vaginën e saj] për trajtim mjekësor, apo nëse doktoresha e vendos dorën e saj apo ndonjë instrument mjekësor [brenda në vaginën e saj], a e bën të detyrueshme guslin ndonjëra nga këto? Dhe, nëse kjo ndodh gjatë muajit të Ramazanit, a e ndërpren kjo agjërimin e saj dhe a kërkohet nga ajo që ta kompenzojë agjërimin?

Përgjigje: Nëse ndodh ndonjëra nga këto që përmendët, atëherë s’është i detyrueshëm gusli i xhunubllëkut [gjendja e papastërtisë së madhe] dhe as që ndërprehet agjërimi si rezultat I kësaj.Dhe me Allahu qëndron suksesi, dhe Allahu dërgoftë bekime dhe përshëndetje mbi pejgamberin tonë Muhamed [salallahu alejhi ue selam] dhe mbi familjen dhe shoqëruesit e tij. Komiteti i Përhershëm për Kërkime Islamike dhe Fetua, i përbërë nga: Kryetar: shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz Zëvendëskryetar: shejh Abdur-Rezak Afifi Anëtar: shejh Abdullah ibn Gudejan

 

Fetaua Ramadan, vëllimi 2, faqe 530, fetua nr.499
Fetaua el-Lexhne ed-Da’imeh lil-Buhuth el-Ilmije uel-Ifta, fetuaja nr.9881
Marrë nga: mburoja.net

You may also like...