07 – Puthja dhe loja me gruan gjatë agjërimit

1 -Pytje pergjigje07 – Puthja dhe loja me gruan gjatë agjërimit

Pyetje: A është e lejueshme për atë që agjëron të puthë gruan e tij dhe të luajë me të në krevat gjatë ditëve të Ramazanit?
Përgjigje: Po, është e lejueshme për atë që agjëron të puthë gruan e tij dhe të luajë me të gjatë ditëve të Ramazanit. Mirëpo, nëse ai sekreton farë [spermë], atëherë agjërimi i tij anulohet. Nëse kjo ndodh gjatë ditëve të Ramazanit, është e detyrueshme që ai të përmbahet [nga të gjitha ato gjëra që anulojnë agjërimin] për pjesën e mbetur të ditës dhe është e detyrueshme që ai ta kompenzojë agjërimin për atë ditë. Nëse kjo ndodh në ditët tjera veç Ramazanit, atëherë agjërimi i tij anulohet por s’është e detyrueshme që ai të përmbahet. Mirëpo, nëse agjërimi i tij është çfarë ka qenë e detyrueshme për të, atëherë është e detyrueshme që ai ta kompenzojë atë ditë. Nëse agjërimi ka qenë vullnetar [nafileh], atëherë nuk kërkohet që ai ta kompenzojë atë.

Shejh Ibn Uthejmin
Fetaua Ramadan, vëllimi 2, faqe 454, Fetaua nr.383
Marrë nga: mburoja.net

You may also like...