10 këshilla për një namaz të përkushtuar

Për atë që i ka vdekur namazi i tij dhe dëshiron ta ringjallë…Namazi-21

1-Vendos t’i ndryshosh suret të cilat i lexon çdoherë.

2- Ndjehu se kjo botë gjithsesi është mbeturinë para një sexhdeje për Allahun.

3- Ti derisa bënë sexhde kujtoje se je afër Zotit te botërave, zgjate sexhden tënde dhe paraqitja Atij lutjet e tua.

4- Kujtoje gjatë namazit tënd, dhe të menduarit për dynja, se Allahu e dinë te fshehtën dhe intimen, dhe se ahireti është më i mirë dhe i përhershëm.

5- Bëje këmbën tënde , shikimin, dëgjimin, shëndetin, pasurinë vakëf – trashëgimi për Allahun me çdo falënderim dhe nënshtrim.

6- Kënaqu me namazin tënd derisa te bëhet kënaqësi për ty, ashtu siç ka thënë Muhamedi alejhi selam : ”O Bilal na qetëso me namaz”!

7- Mësyja namazit sikurse fëmija i cili shpejton ta përqafoje atë që e donë, shpejto me sexhde dhe mëshirën e Allahut bëje të të kaplojë dhe s’ka dyshim se Ai është më i Mëshirshëm se sa ajo që të ka lindur” Nëna”!.

8- Para se te takohesh me Allahun në namaz, parfumosu, rregullohu dhe ngjalle zemrën tënde e pastaj thuaj: ”O Zoti im, ne zemrën time mos e bëjë dikë pos Teje”.

9- Kujtoje se Allahu na ka lajmëruar qe namazi është i rëndë përpos ndaj te devotshmëve, atëherë të jemi prej tyre.

10- Nëse këto te dhëna te pëlqejnë dhe je kënaqur duke i lexuar, shpërndaja edhe te tjerëve, që të përmirësiohet namazi ytë duke u përmirësuar namazi i të tjerëve!

Përktheu dhe përshtati: Umu Asia

You may also like...