10 – Masturbimi ndërsa agjërohet

1 -Pytje pergjigje10 – Masturbimi ndërsa agjërohet

Pyetje: Kur isha 14 dhe 15 vjeç, unë masturboja gjatë ditëve të muajit të bekuar të Ramazanit për disa ditë me radhë. Nuk e di sa herë. Unë nuk isha në dijeni lidhur me të qenit haram të kësaj gjatë ditëve të Ramazanit dhe jashtë tij, dhe nuk kam qenë në dijeni se kjo ka qenë e njohur si masturbim. Kështu që unë merrja adbes dhe falesha pa bërë gusl. Çfarë është vendimi përsa u përket namazeve dhe agjërimit tim? A është e detyrueshme për mua që ta përsërisë namazin dhë të agjëroj, duke pasur parasysh se nuk di sa herë e kam bërë këtë. Ç’është e detyrueshme për mua?

Përgjigje: Së pari: masturbimi s’është i lejueshëm [dmth përdorimi i dorës në mënyrë që të përmbushen dëshirat personale, duke rezultuar kjo në sekretimin e spermës, apo për motrat, në këtë rast, ndonjë qitje]. Gjatë ditëve të Ramazanit, kjo ndalesë vlen edhe më shumë! Së dyti: Është e detyrueshme për ty të kompenzosh ditët që ke ndërprerë agjërimin për shkak të masturbimit, ngaqë ky veprim anulon agjërimin. Po ashtu, përpiqu fort të gjesh se sa ditë ke ndërprerë agjërimin. Së treti: Është e detyrueshme për ty të bësh shlyerje duke ushqyer një nevojtar me një gjysëm saa’ elb apo me atë që është e ngjashme me të nga ajo që pranohet si normë në vend [ku jeton]. Kjo po ashtu vlen për çdo ditë që ke humbur nëse ti e vonon agjërimin deri në arritjen e Ramazanit tjetër. Së katërti: Është e detyrueshme të bëhet gusli nëse ju keni masturbuar siç thatë edhe vetë, dhe nuk është i mjaftueshëm vetëm abdesi nëse ka pasur sekretim të ndonjë lëngu. Së pesti: Është e detyrueshme të kompenzohen namazet, të cilat ju i keni falur pa bërë gusl, ngaqë pastrimi i vogël [abdesi] nuk mjafton në vend të pastrimit të madh [guslit]. Dhe me Allahu qëndron suksesi, dhe Allahu dërgoftë bekime dhe përshëndetje mbi pejgamberin tonë Muhamed [salallahu alejhi ue selam] dhe mbi familjen dhe shoqëruesit e tij. Komiteti i Përhershëm për Kërkime Islamike dhe Fetua, i përbërë nga: Kryetar: shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz Zëvendëskryetar: shejh Abdur-Rezak Afifi Anëtar: shejh Abdullah ibn Gudejan

Fetaua Ramadan, vëllimi 2, faqe 449, fetuaja nr.376

Fetaua el-Lexhne ed-Da’imeh lil-Buhuth el-Ilmije uel-Ifta, fetuaja nr.10551

Marrë nga: mburoja.net

You may also like...