11 – Ndërsa agjëron, ai nxitet dhe masturbon

1 -Pytje pergjigje11 – Ndërsa agjëron, ai nxitet dhe masturbon

Fetaua Ramadan, vëllimi 2, faqe 446, fetuaja nr.373
Fetaua el-Lexhne ed-Da’imeh lil-Buhuth el-Ilmije uel-Ifta, fetuaja nr.2192

Pyetje: Nëse epshi i një muslimani nxitet gjatë ditëve të Ramazanit dhe ai nuk gjen dalje veçse të masturbojë, a e anulon kjo agjërimin dhe a duhet ai ta kompenzojë këtë ditë dhe të bëjë ndonjë shlyerje për këtë akt?

Përgjigje: Të masturbosh në Ramazan apo në tjetër veç Ramazanit është e ndaluar [haram], siç ka thënë Allahu [subhanehu ue Te’ala] ka thënë: “Dhe ata që ruajnë nderin e tyre [dmth organet gjenitale nga marrëdhëniet e paligjshme seksuale], përveç grave të tyre dhe [grave robëresha] të cilat i posedon dora e tyre e djathtë, se [për to] ata nuk duhet fajësuar. Por kushdo që kërkon më shumë se kaq, atëherë ata janë shkelësit”. [el-Mearixh, 29-31] Pra, ai që agjëron gjatë ditës e më pas e bën këtë, duhet t’i pendohet Allahut dhe po ashtu ta kompenzojë agjërimin për atë ditë të caktuar. S’ka nevojë të bëhet shlyerje, ngaqë shlyerja është e veçantë vetëm për [atë që kryen] marrëdhënie seksuale.

Komiteti i Përhershëm për Kërkime Islamike dhe Fetua, i përbërë nga:
Kryetar: shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz Zëvendëskryetar: shejh Abdur-Rezak Afifi Anëtar: shejh Abdullah ibn Gudejan Anëtar: shejh Abdullah ibn Ku’ud

You may also like...