14 – Imami më qortoi për shkak të përdorimit të parfumit

1 -Pytje pergjigje14 – Imami më qortoi për shkak të përdorimit të parfumit
Shejh ibn Feuzan Fetaua Ramadan, vëllimi 2, faqe 500, fetuaja nr.454
el-Fetaua libni-Feuzan, vëllimi 1, Fetuaja nr.151

Pyetje: Unë vendosa parfum para namazit të Drekës në Ramazan dhe kur hyra në xhami, imami më qortoi dhe më tha që agjërimi im më është anuluar dhe po ashtu edhe agjërimi i gjithë atyre që nuhatën aromën, ngaqë është tepër i fortë. Sa është e qëndrueshme kjo?

Përgjigje: Nuk prish punë nëse vendoset parfumi ndërsa agjërohet dhe kjo nuk ndikon në namazin, përveç nëse parfumi është nga baza e temjanit dhe personi qëllimisht e nuhat atë. Kjo ngaqë tymi nga temjani hyn në hundë dhe aktivizon trurin dhe në këtë mënyrë ndikon në agjërimin. Përsa i përket parfumeve, nuk prish punë për atë që është duke agjëruar t’i përdorë ato. S’është e lejueshme për këtë imam të japë fetua pa njohuri të nevojshme.

You may also like...