15 – Mosha kur një fëmijë e ka për detyrë të agjërojë

1 -Pytje pergjigje15 – Mosha kur një fëmijë e ka për detyrë të agjërojë

Fetaua Ramadan, vëllimi 1, faqe 223, fetua nr.177
Fetaua el-Lexhne ed-Da’imeh lil-Buhuth el-Ilmije uel-Ifta, fetuaja nr.1787

Pyetje: Kur bëhet detyrë agjërimi për fëminë, dhe cili është kufiri i vjetëve?
Përgjigje: Fëmia urdhërohet të falë namaz kur ai mbërrin moshën shtatë vjeç, dhe rrahet për ta falur atë në moshën dhjetë vjeç, dhe bëhet detyrë për të kur ai hyn në pubertet. Dhe puberteti vendoset nga: 1) Sekretimi i spermës për shkak të nxitjes [seksuale] 2) Paraqitja e qimeve në organet gjenitale 3) Pasja e ëndërrave ‘të lagështa’, nëse sperma sekretohet 4) Mosha pesëmbëdhjetë vjeç Poashtu edhe në rastin e femrës, veç faktit që asaj i vijnë edhe menstruacionet. Burimi për të sipërpërmedurën është çfarë kanë transmetuar imam Ahmed dhe Ebu Daud në autoritetin e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]: “Urdhëroni fëmijët tuaj të falen në moshën shtatë vjeç dhe rrahni ata për t’u falur në moshën dhjetë vjeç, dhe ndani ata nga njëri-tjetri në krevat “. Poashtu, A’isha [radiallahu anha] transmetoi në autoritetin e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]: “Pena [detyrimi] është ngritur nga tre [individë]: ai që fle derisa të çohet, fëmia i ri derisa të mbërrijë pubertetin, dhe i sëmuri mentalisht derisa të kuptojë”. Dhe me Allahu qëndron suksesi, dhe Allahu dërgoftë bekime dhe përshëndetje mbi pejgamberin tonë Muhamed [salallahu alejhi ue selam] dhe mbi familjen dhe shoqëruesit e tij.

Komiteti i Përhershëm për Kërkime Islamike dhe Fetua, i përbërë nga: Kryetar: shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz Zëvendëskryetar: shejh Abdur-Rezak Afifi Anëtar: shejh Abdullah ibn Gudejan Anëtar: shejh Abdullah ibn Ku’ud

You may also like...