17 – Babai i paaftë për të agjëruar në moshën 70 vjeç

1 -Pytje pergjigje17 – Babai i paaftë për të agjëruar në moshën 70 vjeç

Fetaua Ramadan, vëllimi 1, faqe 248, fetua nr.197
Fetaua el-Lexhne ed-Da’imeh lil-Buhuth el-Ilmije uel-Ifta, fetuaja nr.2689

Pyetje: Babai im është afërsisht 70 vjeç, dhe tash tre vjet, ai ka qenë dëmtuar me një sëmundje që shpresoj nga Allahu se është mëshirë për të dhe shlyerje mëkatesh. Kjo [sëmundje] ka bërë që ai të jetë i paaftë të agjërojë, në atë masë saqë nëse ai agjëron, dëgjimi, shikimi dhe vetja e tij prishen. Pra, ai s’është i aftë ta agjërojë Ramazanin. Na informo për çfarë duhet bërë?

Përgjigje: Nëse gjendja e babait tënd është siç thatë, atëherë agjërimi i Ramazanit s’është i detyrueshëm për të, por është e detyrueshme për të që ta ushqejë të varfërin për çdo ditë të Ramazanit me gjysëm saa’ elb apo grurë, hurme, oriz, apo me atë që e ushqen familjen e tij. Kjo bazohet në thënien e Allahut: “Kini frikë Allahun aq sa keni mundësi”. [et-Tegabun, 16] Dhe thënia e Tij: “Allahu nuk e rëndon asnjë shpirt me më shumë se që ai mund të mbartë”. [el-Bekare, 286] Dhe me Allahu qëndron suksesi, dhe Allahu dërgoftë bekime dhe përshëndetje mbi pejgamberin tonë Muhamed [salallahu alejhi ue selam] dhe mbi familjen dhe shoqëruesit e tij.

Komiteti i Përhershëm për Kërkime Islamike dhe Fetua, i përbërë nga: Kryetar: shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz Zëvendëskryetar: shejh Abdur-Rezak Afifi Anëtar: shejh Abdullah ibn Gudejan Anëtar: shejh Abdullah ibn Ku’ud

You may also like...