19 – Prindërit thonë të mos agjërohet gjatë Ramazanit për shkak të provimit

1 -Pytje pergjigje19 – Prindërit thonë të mos agjërohet gjatë Ramazanit për shkak të provimit

Fetaua Ramadan, vëllimi 1, faqe 389, fetua nr.348 Fetaua el-Lexhne ed-Da’imeh lil-Buhuth el-Ilmije uel-Ifta, fetuaja nr.9601

Pyetje: A kondiserohet provimi si arsyetim i vlefshëm për të mos agjëruar gjatë Ramazanit? Shkaku për këtë janë disa fetua që po qarkullojnë midis nesh, të cilat lejojnë mosagjërimin gjatë Ramazanit për këdo që ka frikë se do t’i heqet mendja dhe s’do të mund të koncentrohet. Dhe, a është e lejueshme të dëgjohen prindërit [nëse ata të thonë të mos agjërosh ndërsa jam në provim] për atë se i kanë dëgjuar këto fetua që lejojnë mosagjërimin [gjatë Ramazanit nëse kemi provim]? Ne presim nga ju një përgjigje të shpejtë për problemet që këto fetua kanë shkaktuar, dhe Allahu ju shpërbleft të gjithëve me të mira.

Përgjigje: Provimet shkollore dhe ajo që është e ngjashme me këtë nuk konsiderohen si shkak i pranueshëm për lejimin e mosagjërimit gjatë Ramazanit. Dhe s’është e lejueshme të dëgjohen prindërit ndërsa kundërshtohet Krijuesi [duke bërë një akt të tillë]. Madje, bindja është vetëm në atë që është e mirë, siç përmendet në hadithin e vërtetë të pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]. Dhe me Allahu qëndron suksesi, dhe Allahu dërgoftë bekime dhe përshëndetje mbi pejgamberin tonë Muhamed [salallahu alejhi ue selam] dhe mbi familjen dhe shoqëruesit e tij.

Komiteti i Përhershëm për Kërkime Islamike dhe Fetua, i përbërë nga: Kryetar: shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz Zëvendëskryetar: shejh Abdur-Rezak Afifi Anëtar: shejh Abdullah ibn Gudejan Anëtar: shejh Abdullah ibn Ku’ud

You may also like...