20 DOBITË E SADAKASË

20 DOBITË E SADAKASË

Nëse nuk i ke ditur dobitë e sadakasë, atëherë mësoji o bëmirës dhe shpeshtoje akoma më tepër këtë mirësi.Image result for SADAKAJA

1- Sadakaja është njëra prej tetë dyerve të Xhenetit
2- Sadakaja është prej veprave më të mira kurse sadakaja më e mirë është dhënia ushqim të tjerëve.
3- Sadakaja e futë pronarin e saj nën hije Ditën e gjykimit dhe është shkaktar për ta liruar nga robëria e Xhehenemit. 4- Sadakaja e shuan hidhërimin e Allahut dhe nxehtësinë e dënimit të varrit
5- Sadakaja është vepra më e mirë që jepet për shpirt të të vdekurit, më e dobishmja për të dhe Allahu e shumëfishin këtë bamirësi.
6- Sadakaja është pastrim dhe fisnikërim i shpirtit si dhe shkaktar për shumëfishimin e shpërblimeve të veprave të mira.
7- Sadakaja është shkak për futje gëzimi tek vepruesi i saj dhe i shndërrohet në nur-dritë fytyra e tij Ditën e Gjykimit. 8- Sadakaja është siguri nga frika e Ditës së gjykimit dhe vepra të cilën nëse e vepron nuk i bie pishman për punët tjera të lëna mangut.
9- Është shkak për faljen e mëkateve dhe zhdukjen e veprave të këqija.
10- Është shkak për vdekje të mirë (kënaqshme) dhe për vepruesin e saj melekët bëjnë dua. |
11- Sadakë-dhënësi është prej njerëzve më të mirë të shoqërisë dhe prej shpërblimit të sadakasë përfitojnë të gjithë ata që kanë marr pjesë në të.
12- Sadakë-dhënësi është i premtuar so do i jepet hajri dhe shpërblimi i madh.
13- Bujaria është veti e robërve të veçantë të Allahut dhe personat e tillë i duan të gjithë.
14- Sadakaja është shenjë e bujarisë, e zemërgjërësisë dhe madhështisë së personit.
15- Sadakaja është shkak për pranimin e lutjeve (duave) dhe largimin e fatkeqësive.
16- Sadakaja i largon belatë-problemet dhe i mbyll shtatëdhjetë dyer të së keqes në këtë botë.
17- Sadakaja është shkak për shtimin e jetës, pasurisë dhe fitores.
18- Sadakaja është ilaçë dhe shërim prej sëmundjeve të ndryshme.
19- Sadakaja është shkak për të penguar djegien, përmbytjen, vjedhjet dhe vdekjen e keqe.
20- Shpërblimi i sakadakasë ëshë i sigurt karshi çdokujt që i jepet qofshin ata edhe kafshë apo shpezë.

Përshtati: Lulzim MEHMET Susuri 04.6.2015

You may also like...