18 – Ndjen etje të skajshme dhe rraskapitje në punë ndërsa agjëron gjatë Ramazanit

1 -Pytje pergjigje

18 – Ndjen etje të skajshme dhe rraskapitje në punë ndërsa agjëron gjatë Ramazanit

Fetaua Ramadan, vëllimi 1, faqe 382, fetua nr.341
Fetaua el-Lexhne ed-Da’imeh lil-Buhuth el-Ilmije uel-Ifta, fetuaja nr.13489

Pyetje: Në fshatin tonë është një njeri që punon në një dyqan buke duke pjekur bukë. Ai është njeri që falet dhe agjëron Ramazanin, dhe i tërë falënderimi i takon Allahut. Mirëpo, ai më pyeti nëse është e lejueshme për të që të mos agjërojë gjatë Ramazanit, duke pasur parasysh që ai punon në afërsi të zjarrit të madh ndërsa pjek bukë tërë ditën dhe ndërsa agjëron. Për shkak të kësaj, ai ndjehet skajshmërisht i etur dhe i rraskapitur në punë. Kështu që pres nga ju të më favorizoni me një përgjigje të qartë lidhur me këtë, dhe Allahu ju shpërbleft të gjithëve, inshallah.

Përgjigje: S’është e lejueshme për këtë njeri që të mos agjërojë [gjatë Ramazanit], madje është e detyrueshme për të të agjërojë. Fakti që ai pjek gjatë ditës në Ramazan s’është shkak [i pranueshëm] për të mos agjëruar. Pra, atij i takon që të punojë sipas mundësive që ai ka. Dhe me Allahu qëndron suksesi, dhe Allahu dërgoftë bekime dhe përshëndetje mbi pejgamberin tonë Muhamed [salallahu alejhi ue selam] dhe mbi familjen dhe shoqëruesit e tij.

Komiteti i Përhershëm për Kërkime Islamike dhe Fetua, i përbërë nga: Kryetar: shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz Zëvendëskryetar: shejh Abdur-Rezak Afifi Anëtar: shejh Abdullah ibn Gudejan Anëtar: shejh Abdullah ibn Ku’ud

You may also like...