21 – Vendosja e fillimit dhe mbarimit të Ramazanit me pamjen e Hënës

1 -Pytje pergjigje21 – Vendosja e fillimit dhe mbarimit të Ramazanit me pamjen e Hënës

Fetaua Ramadan, vëllimi 1, faqe 60-61, fetua nr. 27 Fetaua el-Lexhne ed-Da’imeh lil-Buhuth el-Ilmije uel-Ifta, fetuaja nr.386

Pyetje: A është e lejueshme për muslimanin që të mbështetet në kalkulimet astronomike me qëllim që të vendosë fillimin dhe mbarimin e agjërimit apo patjetër duhet të shihet Hëna e re?

Përgjigje: Sheriati islamik është nje ligjvënie e mëshirshme dhe është e përgjithshme. Vendimet e tij janë të përshtatshme për tërë njerëzit dhe xhinët në pozitat e tyre të ndryshme, qofshin ata dijetarë apo analfabetë, qytetarë apo katundarë, dhe për këtë arsye Allahu e ka lehtësuar për ta mënyrën për të vendosur orarin për format e ndryshme të adhurimit. Ai ka bërë shenja që tregojnë fillimin dhe mbarimn e tyre, dhe tërë njerëzit mund të marrin pjesë në vendosjen e kësaj. Ai bëri, për shembull, perëndimin e diellit si shenjë për fillimin e namazit të akshamit dhe mbarimin e kohës së ikindisë. Ai bëri perëndimin e horizontit të kuq si fillim të namazit të jacisë. Ai bëri pamjen e Hënës së re pasi ajo kishte qenë e fshehur nga fundi i muajit të kaluar dhe Ai nuk na ka ngarkuar me vendosjen e fillimit të muajit hënor me anë të metodave që vetëm pak njerëz i dinë, siç janë njohuritë mbi yjet dhe shkenca e astronomisë. Në këtë mënyrë e ka bërë teksti nga Libri [Kur’ani] dhe Suneti pamjen e Hënës së re dhe diktimin e saj si shenjë për muslimanët për të filluar agjërimin e muajit të Ramazanit, siç ishte pamja e hënës së re të Sheualit si shenjë për ta ndërprerë agjërimin. Situata është poashtu e njëjtë kur vendoset Kurban Bajrami dhe dita e Arafatit. Allahu ka thënë: “Ai midis jush që jeton muajin e Ramazanit duhet ta agjërojë atë”. [el-Bekare, 189] Dhe pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thënë : “Kur ta shihni atë [Hënën e re] atëherë agjëroni dhe kur ta shihni atë [prapë] ndërprejeni agjërimin. Nëse pamja juaj dobësohet [për shkak të reve apo mjegullës] plotësoni periudhën tridhjetë ditëshe”. Kështu ai [salallahu alejhi ue selam] na urdhëroi që agjërimi të fillojë me vërtetimin e pamjes së Hënës së re të Ramazanit dhe mbarimin e muajit të agjërimit me vërtetimin e Hënës së re të Sheualit. Ai [salallahu alejhi ue selam] nuk e lidhi ndonjë nga këto me kalkulimin astronomik e as me lëvizjen e yjeve. Bazuar në këtë, njerëzit vepronin në kohën e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] dhe në kohën e Halifeve të drejtë, katër imamëve dhe tre gjeneratave të para për të cilat pejgamberi [salallahu alejhi ue slam] dëshmoi me mirësi dhe dobi. Kështu që kthimi tek shkenca e astronomisë për të vërtetuar muajt hënorë në fillimin dhe mbarimin e formave të adhurimit pa pamjen e vërtetë, është nga bidatet [risitë në fe] që s’kanë kurrfarë të mirë në to dhe e cila s’ka bazë në Sheriat. Dhe Mbretëria e Arabisë Saudite po mbahet fort për atë në çka kanë qenë pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] dhe paraardhësit e devotshëm, duke vërtetuar fillimin dhe mbarimin e muajit të Ramazanit, Bajrameve dhe kohës së haxhit dhe të ngjashmet me këto me pamjen e Hënës. Dhe e tërë e mira është në ndjekjen e paraardhësve në çështjet e fesë dhe tërë e keqja është në bidatet që qenë prezantuar në fe. Allahu na mbroftë ne dhe të gjtihë muslimanët nga të gjtiha sprovat, qofshin të hapura apo të fshehta. Dhe me Allahu qëndron suksesi, dhe Allahu dërgoftë bekime dhe përshëndetje mbi pejgamberin tonë Muhamed [salallahu alejhi ue selam] dhe mbi familjen dhe shoqëruesit e tij.

Komiteti i Përhershëm për Kërkime Islamike dhe Fetua, i përbërë nga: Kryetar: shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz Zëvendëskryetar: shejh Abdur-Rezak Afifi Anëtar: shejh Abdullah ibn Gudejan Anëtar: shejh Abdullah ibn Ku’ud

You may also like...