22 – Mosfalja gjatë vitit deri në Ramazan

1 -Pytje pergjigje22 – Mosfalja gjatë vitit deri në Ramazan

Shejh ibn Uthejmin Fetaua Ramadan, vëllimi 2, faqe 752, fetaua nr.764
el-Fetaua libni-Uthejmin, Kitab ed-Da’ueh, vëllimi 1, faqe 187

Pyetje: Ne vërejmë disa muslimanë që po lënë pas dore namazet e tyre gjatë muajve të vitit, dhe kur vjen Ramazani, ata nguten për t’u falur, agjëruar dhe për të lexuar Kur’an. Pra, si qëndron puna me agjërimin e tyre dhe çfarë i këshilloni ju ata?

Përgjigje: Agjërimi i tyre është korrekt, meqë s’është i shoqëruar me diçka që e prish atë. Mirëpo, këshilla ime për ta është që ata ta kenë frikë Allahun dhe ta adhurojnë Atë sipas asaj që është ligjësuar për ta në të gjitha kohët me të gjitha mundësitë që kanë. Personi nuk e di se kur do ta mbërrijë vdekja papritmas, dhe është e mundshme që ata të presin për muajin e Ramazanit të arrijë dhe nuk e jetojnë atë. Allahu nuk ka caktuar për robërit e Tij ndonjë kufi përveç vdekjes, siç thotë Ai: “Adhuroje Zotin tënd deri sa të të vijë Çasti që është i sigurt”. [el-Hixhr, 99] Dmth deri të të afrohet vdekja, e cila është më se e sigurt.

You may also like...