24 – A bëhet mosbesimtar ai që nuk agjëron?

1 -Pytje pergjigje24 – A bëhet mosbesimtar ai që nuk agjëron?

Fetaua Ramadan, vëllimi 2, faqe 748, fetua nr. 759 Fetaua el-Lexhne ed-Da’imeh lil-Buhuth el-Ilmije uel-Ifta, fetuaja nr.6060

Pyetje: A bëhet mosbesimtar ai që nuk agjëron, edhe nëse s’është i sëmurë apo ndonjë gjë tjetër, përkundër faktit se ai fal namazet e detyrueshme?

Përgjigje: Ai që nuk agjëron për shkak se refuzon detyrimin e tij është mosbesimtar [kafir] sipas konsensusit. Përsa i përket atij që nuk agjëron për shkak të përtacisë dhe neglizhencës, atëherë ai nuk bëhet mosbesimtar, mirëpo ai është në një rrezik të madh për shkak të lënies së një shtylle nga shtyllat e Islamit mbi detyrimn e së cilës është rënë dakord. Dhe me Allahu qëndron suksesi, dhe Allahu dërgoftë bekime dhe përshëndetje mbi pejgamberin tonë Muhamed [salallahu alejhi ue selam] dhe mbi familjen dhe shoqëruesit e tij.

Komiteti i Përhershëm për Kërkime Islamike dhe Fetua, i përbërë nga: Kryetar: shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz Zëvendëskryetar: shejh Abdur-Rezak Afifi Anëtar: shejh Abdullah ibn Gudejan Anëtar: shejh Abdullah ibn Ku’ud
Marrë nga: mburoja.net

You may also like...