25 – Epërsia e dhjetë netëve të fundit të Ramazanit dhe dhjetë ditëve të para të Dhul-Hixhxhes
25 – Epërsia e dhjetë netëve të fundit të Ramazanit dhe dhjetë ditëve të para të Dhul-Hixhxhes
Shejhul-Islam Ibn Tejmije
Fetaua Ramadan, vëllimi 2, faqe 763,
Fetua nr.776 Mexhmu Fetaua Shejh el-Islam Ibn Tejmije, vëllimi 25, faqe 287
Pyetje: Përsa u përket dhjetë ditëve [të para] të Dhul-Hixhxhes dhe dhjetë netëve [dhe ditëve të fundit] të Ramazanit, cilat nga këto kanë epërsi më të madhe?
Përgjigje: Dhjetë ditët [e para] të Dhul-Hixhxhes kanë epërsi më të lartë sesa dhjetë ditët [e fundit] të Ramazanit dhe dhjetë netët e fundit të Ramazanit kanë epërsi më të madhe sesa dhjetë netët [e para] të Dhul-Hixhxhes. Përsa u përket dhjetë netëve [të fundit] të Ramazanit, atëherë atjo janë netë aktiviteti [adhurimi], të cilat pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] i kalonte zgjuar [duke adhuruar]. Dhe, midis tyre është Lejletul-Kadr [Nata e Pushtetit] e cila është më e mirë se një mijë muaj. Kështu që kushdo që përgjigjet me tjetër shpjegim veç këtij, s’është e mundshme që ai të ketë sjellur dëshminë e duhur.
Marrë nga: mburoja.net