27 – Imamët zgjasin lutjen e tyre

1 -Pytje pergjigje27 – Imamët zgjasin lutjen e tyre

Shejh ibn Uthejmin Fetaua Ramadan, vëllimi 2, faqe 832, fetuaja nr. 829

el-Fetaua libni Uthejmin, Kitab ed-Da’ueh, vëllimi 1, faqe 198-199

Pyetje: Disa imamë në xhami në Ramazan, e zgjasin lutjen e tyre dhe disa e shkurtojnë atë. Pra cila është me vend?

Përgjigje: Ajo që është me vend është që ajo të mos zgjatet e as të mos jetë e shkurtër. Zgjatja e cila është e vështitë për njerëzit është e ndaluar. Kur lajmi i mbërriti të dërguarit të Allahut [salallahu alejhi ue selam] se Muadh Ibn Xhebel [radiallahu anhu] zgjaste namazin e tij kur ai falej me xhemat, pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] u hidhërua aq shumë, saqë kurrë s’kishte qenë hidhëruar në këshillim ngjashëm me këtë herë. Dhe ai i tha Muadhit [radiallahu anhu]: “A mos je njeri magjepsës, o Muadh?” Pra, ajo që është e përshtatshme është të shkurtohet [lutja] në atë që është transmemtuar [nga pejgamberi, salallahu alejhi ue selam], apo të shtohet ngase padyshim që zgjatja është e vështirë për njerëzit meqë ajo i rraskapitë ata, posaçërisht të dobëtit midis tyre. Midis njerëzve janë ata rreth tij që s’duan të largohen deri para imamit, kështu që bëhet vështirë për ta që të mbeten prapa imamit. Këshilla ime për vëllezërit e mi imamë është [të balancojnë] të jenë mes asaj që është e gjatë dhe asaj që është e shkurtër. Mu siç është e përshtatshme që nganjëherë të lihen ato [lutjet] në mënyrë që të mos mendohet nga masa e përgjithshme se lutja është detyrë.

Marrë nga: mburoja.net

You may also like...