29 – Veçimi i një nate të caktuar me adhurim

1 -Pytje pergjigje29 – Veçimi i një nate të caktuar me adhurim

Shejh Ibn Uthejmin Fetaua Ramadan, vëllimi 2, faqe 855, fetuaja nr.844

Fikh el-Ibadat libni Uthejmin, faqe 207

Pyetje: Disa njerëz e kërkojnë Lejletul-Kadrin në mënyrë që bëhen aktivë duke falur namazet e tyre dhe forma të tjera të adhurimit ndërsa nuk veprojnë kësisoj në netët tjera të Ramazanit. Pra, është kjo në përputhje me atë që është e saktë?

Përgjigje: Jo! S’është në përputhje me atë që është e saktë, se vërtet Lejletul-Kadri ndryshon. Kështu ajo mund të jetë në natën e njëzet e shtatë, dhe mund të jetë në natë tjetër siç është treguar në shumë hadithe. Është vërtetuar se Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:”Në atë vit, Lejletul-Kadri ka qenë shpallur në në natën e njëzet e njët”. Andaj, s’është me vend që personi të veçojë qëndrimin e tij [në namaz] në një natë të caktuar apo të veçojë një natë për të cilën ai mendon se është Lejletul-Kadr. Por, të përpiqesh në dhjetë netët e fundit është nga udhëzimi i pejgamberit [salallahu alejhi ue selam], meqë kur mbërrinin dhjetë netët e fundit, ai shtrëngonte rripin e tij dhe zgjonte familjen e tij dhe i kalonte ato duke qenë i zgjuar. Pra, ajo që është me vend për besimtarin e matur, është që ai të përpiqet në të gjitha nga dhjetë netët e fundit, në mënyrë që mos t’i kalojë shpërblimi atij.

Marrë nga: mburoja.net

You may also like...