30 – Domethënia e Itikafit dhe vendimi i tij
30 – Domethënia e Itikafit dhe vendimi i tij
Fetaua Ramadan, vëllimi 2, faqe 861, fetuaja nr.846
Fikh el-Ibadat, faqe 208
Pyetje: Dëshirojmë të dimë çfarë mendohet me Itikaf?
Përgjigje: Itikafi është që personi të mbyllet në xhami si shenjë bindjeje ndaj Allahu, në mënyrë që ta ndajë veten nga njerëzit dhe të lirohet [nga punët e përditshme] për t’u përpjekur në adhurim të Allahut. Kjo mund të zëj vend në cilëndo xhami, qoftë ajo në të cilën njerëzit mbledhen për namaz të xhumas apo jo. Mirëpo, është më mirë [të bëhet Itikaf] në xhaminë ku njerëzit mbledhen për namaz të xhumas, në mënyrë që ai i cili po bën Itikaf mos të detyrohet ta lë xhaminë për të shkuar në një tjetër xhami për namazin e xhumasë.
Marrë nga: mburoja.net