31 – Kushtet e Itikafit

1 -Pytje pergjigje31 – Kushtet e Itikafit

Fetaua Ramadan, vëllimi 2, faqe 862, fetua nr.848
Fetaua el-Lexhne ed-Da’imeh lil-Buhuth el-Ilmije uel-Ifta, fetuaja nr.6718

Pyetje: Cilat janë kushtet për Itikaf, dhe a është agjërimi njëra nga ato? A është e lejueshme për personin në Itikaf të vizitojë një person të sëmurë, t’i përgjigjet ftesës së tij, të përmbush disa nevoja familjare, apo të shkojë në punë?

Përgjigje: Itikafi është parashkruar të bëhet në xhami në të cilën falet namazi me xhemat. Nëse personi në itikaf është nga ata për të cilët namazi i xhumas është i detyrueshëm dhe gjatësia e itikafit të tij përfshin edhe një të Premte, atëherë më mirë është të qëndrohet në xhami në të cilën falet namazi me xhemat. Agjërimi s’është pjesë e domosdoshme për të. Suneti është që ai të mos vizitojë të sëmurin gjatë Itikafit të tij dhe që mos t’i përgjigjet ftesës, e as të mos përmbushë nevojat e familjes së tij. Ai s’duhet të përcjellë funeralin dhe s’duhet të shkojë në punë jashtë xhamisë. Kjo për shkak të asaj çfarë është vërtetuar nga në autoritetin e A’ishes [radiallahu anha] se ajo ka thënë:”Suneti për atë që është në Itikaf është që ai të mos vizitojë të sëmurin, as të mos përcjellë ndonjë funeral, as të mos prekë gruan [bashkëshorten e tij], as të mos bëjë marrëdhënie seksuale me të, e as të mos largohet për të përmbushur ndonjë nevojë, përveç asaj që është e domosdoshme”.
Dhe me Allahu qëndron suksesi, dhe Allahu dërgoftë bekime dhe përshëndetje mbi pejgamberin tonë Muhamed [salallahu alejhi ue selam] dhe mbi familjen dhe shoqëruesit e tij.

Komiteti i Përhershëm për Kërkime Islamike dhe Fetua, i përbërë nga:
Kryetar: shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz
Zëvendëskryetar: shejh Abdur-Rezak Afifi
Anëtar: shejh Abdullah ibn Gudejan
Anëtar: shejh Abdullah ibn Ku’ud

Marrë nga: mburoja.net

You may also like...