32 – Largimi nga xhamia që të shkohet për të ngrënë apo pirë gjatë Itikafit

1 -Pytje pergjigje32 – Largimi nga xhamia që të shkohet për të ngrënë apo pirë gjatë Itikafit

Shejh ibn Uthejmin
Fetaua Ramadan, vëllimi 2, faqe 879, fetua nr.867
el-Fetaua libni-Uthejmin, Kitab ed-Da’ueh, vëllimi 1, faqe 205-206

Pyetje: A është e lejueshme për atë që është në itikaf të largohet nga Haremi [dmth Mesxhid el-Haram në Meke apo el-Mesxhid en-Nebeuije në Medine] për të ngrënë dhe pirë? Dhe, a është e lejueshme për të të ngrihet në kulm të xhamisë për të dëgjuar ligjeratat?

Përgjigje: Po, është e lejueshme për atë që është në Itikaf në el-Mesxhid el-Haram [në Meke] apo tjetër pos kësaj, të largohet nga xhamia që të shkojë për të ngrënë dhe pirë nëse ai s’ka mundësi t’i sjellë këto gjëra në xhami. Kjo ngaqë kjo është diçka e domosdoshme, mu ashtu siç ka nevojë t’i përgjigjet thirrjes së natyrës dhe, njëlloj, atij do t’i duhej të largohet për të bërë gusl nëse ai është në gjendje xhunubllëku [siç është rasti me atë që sheh një ëndërr ‘të lagësht’]
Përsa i përket ngritjes në kulm të xhamisë, atëherë madje edhe kjo nuk ndikon në itikafin e tij, ngaqë largimi nga xhamia nga ndonjë prej dyerve dalëse duke synuar me këtë kthimin në xhami duke vazhduar deri në kulm është vetëm çështje e disa hapave. Pra, s’prish punë nëse bëhet kjo.

Marrë nga: mburoja.net

You may also like...