35 – Dhënia e Zekatul-Fitrit në ditën e parë të Ramazanit dhe të dhënit e tij në formë parash

1 -Pytje pergjigje35 – Dhënia e Zekatul-Fitrit në ditën e parë të Ramazanit dhe të dhënit e tij në formë parash

Shejh ibn Uthejmin
Fetaua Ramadan, vëllimi 2, faqe 935, fetuaja nr.921
Fetaua esh-Shejh Muhamed es-Salih el-Uthejmin, vëllimi 1, faqe 463

Pyetje: A është e lejueshme të kryhet detyra e Zekatul-Fitrit në ditëne parë të Ramazanit? Dhe, a është e lejueshme të shpërndahet në para?

Përgjigje: Përsa i përket kryerjes së tij në ditën e parë të Ramazanit, për këtë ka ikhtilaf [dallim opinionesh mes dijetarëve] lidhur me të. Opinioni më i saktë është se kjo s’është e lejueshme, ngaqë kjo quhet Zekatul-Fitr, dhe el-Fitr [përfundimi i agjërimit] nuk ndodh veçse në fund të muajit. Poashtu, i dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] urdhëroi që kjo të kryhet para se njerëzit të shkojnë për ta falur namazin e Bajramit. Së bashku me këtë, Shoqëruesit [sahabët] e jepnin Zekatul-Fitrin një apo dy ditë para Bajramit.
Përsa i përket dhënies së Zekatul-Fitrit në para, kjo është pikë mospajtimesh. Dhe opinioni i saktë, siç unë e shoh, është se nuk jepet veçse në ushqim. Kjo ngaqë Ibn Umer [radiallahu anhu] ka thënë:”I dërguari iAllahut [salallahu alejhi ue selam] e ka bërë të detyrueshëm Zekatul-Fitrin me nga një saa’ hurme apo një saa’ elb…” [Buhari 2:579], [Një saa’ është e barabartë me katër mudd, dhe një mudd është e barabartë me sasinë që mbajnë dy pëllëmbët e bashkuara. Kjo ëshë masë me vëllim, jo me peshë].
Ebu Se’id el-Khudri [radiallahu anhu] ka thënë:”Ne shpërndanim [zekatul-fitrin] në kohën e të dërguarit të Allahut [salallahu alejhi ue selam] me nga një saa’ ushqim, dhe ushqimi ynë ishin hurmat, elbi, rrushi i thatë, djathi…” [Buhari 2:582]. Pra, nga kjo na bëhet e qartë se Zekatul-Fitri nuk jepet veçse në ushqim. Dhe, shpërndarja e tij në ushqim e shfaqë atë dhe e tregon atë, dhe të gjithë anëtarët e familjes dinë për këtë. Në këtë mënyrës ka një shfaqje apo manifestim të këtij aspekti të fesë.
Përsa i përket dhënies së tij në para, kjo bën që ai të fshihet, dhe ndoshta personi mund t’i bëjë favor vetes, duke e dhënë atë në para, dhe kështu ta zbresë sasinë e tij. [Meqë sasia do të ndryshonte nëse krahasojmë vlerën e një saa’ hurmash me një saa’ elbi për shembull. Meqë një saa’ elb është rreth 7 rijalë [2 dollarë], ndërsa një saa’ hurma ka shtrirje – sipas kualitetit – prej 25 rijalë [7 dollarë] për kualitet më të ulët deri në 42 rijalë [12 dollarë] për kualitetin e mesëm, dhe deri 175 rijalë [49 dollarë] për kualitetin më të mirë të saa’]. Andaj, respektimi i saktë i Ligjit [Kur’an dhe Sunet] është më i mirë dhe është i bekuar. Dikush mund të argumentojë se shpërndarja e ushqimit nuk i bën dobi të varfërit. [Por, ne themi] personi i varfër – nëse vërtet është i tillë – me siguri do të përfitojë nga ushqimi.

Marrë nga: mburoja.net

 

You may also like...