36 – Vendimi përsa i përket harresës së dhënies së Zekatul-Fitrit

1 -Pytje pergjigje36 – Vendimi përsa i përket harresës së dhënies së Zekatul-Fitrit

Shejh Bin Baz
Fetaua Ramadan, vëllimi 2, faqe 931-932, fetaua nr.914
Mexhmu Fetaua Semahatu esh-Shejh Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz, vëllimi 3, faqe 101

Pyetje: Çfarë është vendimi përsa i përket atij që nuk ka dhënë Zekatul-Fitrin deri gjatë hutbes së Bajramit pas namazit të Bajramit, dhe kjo ngaqë ai ka harruar?

Përgjigje: Dhënia e Zekatul-Fitrit para namazit të Bajramit është e detyrueshme dhe kushdo që harron, atij s’i takon asgjë të bëjë përveç dhënies së tij pas kësaj. Kjo ngaqë kjo është një detyrë, kështu që atij i takon që ta kryej atë posa të kujtohet, dhe s’është e lejueshme për askë që qëllimisht ta vonojë atë deri pas namazit të Bajramit sipas opinionit më të saktë nga të dy opinionet. Kjo ngaqë i dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] urdhëroi muslimanët ta japin atë para namazit të Bajramit.

Marrë nga: mburoja.net

You may also like...