38 – Ç’të bëhet kur Bajrami përkon me të Premten

1 -Pytje pergjigje
38 – Ç’të bëhet kur Bajrami përkon me të Premten

Fetaua el-Lexhne ed-Da’imeh lil-Buhuth eI-lmije uel-Ifta, vëllimi 8, faqe 179, fetuaja nr.2140

Pyetje: …ai dha fetua që xhumaja dhe namazi i drekës të ‘hidhen’ [s’janë të detyrueshme] nëse personi është i pranishëm në namazin e Bajramit, qoftë nëse kjo bëhet me imam apo ndonjë tjetër xhemat [namaz i përbashkët]…
Përgjigje: Nëse bajrami përkon me të Premten, atëherë prania në namazin e xhumas për këdo që ka qenë i pranishëm në namazin e Bajramit ‘hedhet’ [s’është e detyrueshme], përveç për imamin. Se vërtet ai nuk lirohet nga ky detyrim, përveç nëse njerëzit nuk mbledhen për ta falur namazin e xhumasë.
Dhe me Allahun qëndron suksesi, dhe Allahu dërgoftë bekime dhe përshëndetje mbi pejgamberin tonë Muhamed [salallahu alejhi ue selam] dhe mbi familjen dhe shoqëruesit e tij.

Komiteti i Përhershëm për Kërkime Islamike dhe Fetua, i përbërë nga:
Kryetar: shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz
Zëvendëskryetar: shejh Abdur-Rezak Afifi
Anëtar: shejh Abdullah ibn Gudejan
Anëtar: shejh Abdullah ibn Ku’ud

Marrë nga: mburoja.net

You may also like...