60 mije franga për Tetovën nga Unioni i Imamëve Shqiptare të Zvicrës

UAIS-Website-Logo-Image-1024x619Me datën 28. gusht 2015 një delegacion nga Zvicra i përbërë nga tetë persona, udhëtuan drejt Republikës së Maqedonisë. Delegacioni përbëhej nga Kryesia e UISHZ-së dhe kryetarë të Qendrave Islame në Zvicër. Arsyeja e këtij udhëtimi ishte shpërndarja e ndihmave familjeve të prekura nga vërshimet që ndodhën në fillim gushtin e këtij viti, ku pasoja kishte edhe në njerëz.
Delegacioni i Unionit të Imamëve nga Zvicra në krye me kryetarin Nehat ef. Ismailin qendroi tre ditë për t’u njohur nga afër me familjet dhe dëmet e shkaktuara në fshatin Shipkovicë, Reçicë e Madhe dhe Reçicë e Vogël. Për te dëshmuar atë që ndodhi në fillim të gushtit, anëtarët e komisionit dolën në terren për t’i fotografuar vendet të cilat ishin shkatërruar nga vërshimet e ujit.
Vizitë familjarëve në fshatin Shipkovicë
Për t’u takuar me familjarët të cilët ishin informuar paraprakisht për vizitën e UISHZ-së, delegacioni i shoqëruar me anëtarët e tjerë si dhe Myftiun e Myftinisë se Tetovës Dr. Qani Nesimi shkuan në vendin e ngjarjes. Aty u priten nga Imami i Xhamisë se Madhe te Shipkovicës, i cili prezantoi familjarët e dëmtuar nga ky vërshim. Takimi u realizua në xhaminë e Madhe dhe në prani të mediumeve Kryetari i Unionit të Imamëve të Zvicrës Nehat ef. Ismaili, drejtues i komisionit Bekim ef. Alimi prezantuan strukturën e Unionit dhe bënë realizimin e shpërndarjes se ndihmave. “…nuk është hera e pare që UISHZ solidarizohet me popullatën tonë, ne kemi realizuar disa projekte të kësaj natyre, duke filluar nga tubimi i mjeteve për të ndihmuar shkollimin në vendet rurale në Republikën e Maqedonisë, pastaj projektin e pusëve (bunarëve) për popullatën e Republikës se Kosovës dhe Afrikë, të cilat janë realizuar në bashkëpunim me Islamic Relief. Kemi ndihmuar popullatën e Bosnjës pas tragjedisë së rrëshqitjes së tokës dhe dëmeve fatale, duke mos harruar edhe ndihmën që UISHZ ka realizuar në Kumanovë, përkatësisht në Lagjën e Trimave në muajin maj dhe tashmë Malësinë e Tetovës. Me këtë ne deshmojmë se dim të organizohemi dhe t’i dalim në ndihmë popullatës sonë kur e kërkon nevoja dhe ky është një kontribut i 27 Qendrave Islame Shqiptare të Zvicrës…“shtoi ndër të tjera Kryetari i Unionit Nehat ef. Ismaili. Bekim ef. Alimi, para mediumeve lokale shpalosi listën e xhamive që kanë ndihmuar Malësinë e Tetoves duke thënë se ne si Union në raste të tilla takojmë familjarët dhe atyre drejtpërsëdrejti u shpërndajmë ndihmat që kemi pranuar nga xhemati ynë në Zvicër. Shuma e tubuar ishte mbi 60000 franga zvicerane të cilat në mënyrë proporcionale u janë shpërndarë të gjitha familjeve të dëmtura të evidentuara në listat që ishin përgatitur më herët nga Muftinia e Tetovës në bashkpunim me bashkësitë lokale të fshatrave të Tetovës.

Shpërndarja e ndihmave në fshatin Reçicë e Vogël
Të shtunën në ora 17:00, ashtu siç ishin informuar edhe familjarët filloi programi në restorantin Kurtish. Në këtë takim me familjarët, për ta ndëruar Unionin ishte ftuar edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë Sulejman ef, Rexhepi, i cili falënderoi imamët nga Zvicra të cilët po e dëshmojnë vetën e tyre në çdo vështirësi që po e kaplon popullin shqiptarë, duke i kontribuar humanizmit, edukimit dhe arsimit përmes projekteve të ndryshme.

Kryesia e Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër shfrytëzon nga rasti që publikisht të falenderoj imamët shqiptarë të Unionit, kryesitë e Xhamive shqiptare, mërgatën dhe të gjithë dashamirët të cilët kontribuan në forma të ndryshme që ky aksion me karakter humanitar të realizohet në formën më të mirë.
Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër përmes aktiviteteve të tilla synon të jetë në shërbim të idealeve të larta duke përmbushur pjesë të përgjegjësisë ndaj kombit shqiptarë dhe vlerave universale islame. Falë kontributit të mërgatës shqiptare dhe qendrave islame shqiptare ne ndjejmë lumturinë e lidhjes sonë me vendlindjen duke synuar çdo herë të qenurit në shërbim të Zotit, popullit dhe vatanit.

Zoti ju bekoftë,
Nënkryetar i UISHZ
Mr. Fehim Dragusha
Marrë nga www.uais.ch

You may also like...