Pozita e sunetit në islam
Pozita e sunetit të profetit (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në islam
Ky libërth i shkurtër i shkruar nga shejhu i nderuar Dr. Salih el-Feuzan-Allahu e ruajtë, është ndarë në 7 pika kryesore ku ne do ti marim një nga një, ku në vijim do ta shtjellojmë sunetin në teminologjinë islame dhe suneti si shtylle e referencës fetare në islam.
1 – Suneti në terminologjinë islame
Falenderimi i takon Allahut, Zotit të Gjithësisë, bekimet dhe paqa qofshin mbi të dërguarin e Tij, vulën e pejgamberëve Muhamedin s.a.v.s. i cili ka thënë:” Mua më është dhënë Kur’ani dhe diç e ngjajshme me të.”[1]
Sa kaq Allahu e ka dërguar profetin (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) me udhëzim dhe fe të drejtë si përgëzues dhe qortuesnë në çdo kohë, i cili ka qenë kandil ndriçues për besimtarët që e kanë pasuar atë deri në kohërat e sotme dhe do të jetë deri sa të egzistoj jeta mbi këtë tokë, ai i cili ia ka kthyer sytë çdo të verbëri, i ka udhëzuar njerëzit në rrugën e drejtë dhe i ka mbrojtur nga humbja. i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ishte ai i cili kumtoi shpalljen si më mirë, e la umetin-popullin e tij në bardhësi të qartë, nata e së cilës është si dita e saj, dhe ka thënë:” Unë me të vërtetë ju lë juve diçka në qoftë se ju i përmbaheni asaj nuk do të humbni, e ata janë libri i Allahut dhe suneti im.” Po ashtu i dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:” Me të vërtetë kush do të jetoj pas meje do të shoh përçarje të mëdha për këtë u porosis të kapeni për sunetin tim dhe sunetin e prijësve të drejtë e të udhëzuar, kapuni për to fortë me dhëmballë dhe kini kujdes nga gjërat e shpikura, sepse çdo shpikje është bidat, e çdo bidat të çon në humbje.”[2]
Pra tema jonë në këtë tubim të begatshëm me lejen e Allahut do të jetë për sunetin (rrugën e ndjekur,traditën) e profetit (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) si dhe për pozitën e saj të cilën e ka në islam. Në gjuhën arabe fjala”suneh” do të thotë:”Rrugë”, siç ka thënë Allahu në Kur’an:” Pra ata nuk janë duke pritur vetëm se rrugën e të parëve të tyre.”(Fatir:43) Që do të thotë nuk presin vetëm se rrugën, adetin e të parëve të tyre e cila ishte përgënjeshtrim i rrugës së të të dërguarve, prandaj edhe ligji i Allahut është ti dënon ata të cilët mohuan të dërguarin e Tij dhe i përgënjestruan ata. Gjithashtu i dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:” Ju me të vërtetë do të ndiqni rrugën e atyre që ishin para jush”[3]. Pra rruga në hadithin e ka kuptimin rrugën e popujve që kanë qenë para jush.
Kurse suneti në terminologjinë islame është: çdo transmetim nga i dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) qoftë fjalë apo vepër e tij, apo pëlqim nga ana e tij. Disa të tjerë kanë shtuar edhe cilësitë e tij, pra arijmë të nënkuptojmë se çdo gjë e cila transmetohet deri tek ne në mënyrë autentike nga i dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) prej këtyre llojeve të cilat i cekëm më lartë llogaritet si sunet i të dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).
2 – Suneti si shtylla – baza e dytë e referimit në islam
Sa i përket rëndësisë së tij dhe pozitës së tij në islam, pa dyshim se pozita e tij dhe vendi i tij në islam është shumë i madh pasi që suneti i të dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) vjen menjëherë e dyta pas Kur’anit Famëlartë, ngase baza e parë e fesë islame është libri i Allahut-Kur’ani Famëlartë të cilin ia ka zbritur të të dërguarit të Tij (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) udhëzim dhe sqarues për mbarë njerëzit. Kurse baza e dytë e islamit është suneti i të dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) pastaj çdo gjë nga argumentet që vjen prej ketyre të dyjave (Kur’anit dhe sunetit) nxiret nga këta. Pra bazat e argumentimit në islam janë keta të dyja: Libri i Allahut-Kur’ani dhe suneti i të dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), për këtë arsye porosia e të dërguarit të Allahut drejtuar neve ishte:” Unë me të vërtetë ju lë juve diçka, në qoftë se ju kapeni për ato nuk do të humbasni kurrë, e ato janë libri i Allahut dhe suneti im.”[4] Gjithashtu suneti i të dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) është shpallje nga Allahu i Lartëmadhëruar siç ka thënë Allahu në Kur’an:” Ai (Muhamedi) nuk flet nga mendja e tij, mirëpo (çdo gjë që del nga goja e tij) ajo është shpallje e cila i shpallet atij (nga Allahu).”(Nexhm:3-4) Pra suneti është shpallje nga ana e Allahut e cila i është shpallur të dërguarit tonë (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) nga ana e Allahut Fuqiplotë. Pra i dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ua ka kumtuar njerëzve shpalljen se çka u lejohet atyre dhe çfarë ju ndalohet. Suneti gjithashtu është edhe shpjegim i Kur’anit, komentim i tij dhe sqarim i tij i cili është shpejgues decid i të përgjithshmeve të Kur’anit, veçues i të përgjithshmeve të Kur’anit, ndonjëherë është derogues i disa dispozitave të tij, ndonjëherë sjell disa dispozita shtesë të Kur’anit etj. Prej këtu shfaqet rëndësia e madhe e sunetit sepse është komentuesi i Kur’anit si dhe shpjeguesi i tij siç ka thënë Allahu në Kur’an:” Ty ta kemi zbritur Kur’anin që tua shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre.” (Nahl:44)
Autor: Dr. Salih el-Feuzan