A do të lutesh për besimtarët në këtë Ramazan?

Ramazani-3

I falënderuar është Allahu, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të dërguarin, Muhammedin, sal-lallahu alejhi ue selem, mbi familjen dhe mbi gjithë shokët e tij.

Duke e pasur parasysh nevojën e madhe që kanë besimtarët dhe vllezërit tanë për duanë tonë në shumë vende si Siria, Iraku, Egjpiti e shumë vende tjera për të cilat nuk dim çfarë ndodh apo si po e kalojnë Ramazanin, ne duam t’ju pyesim se a do lutemi për vllezërit tanë në këto dhjetë ditë të pazavendësueshme të vitit, pra në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, duke ua rikujtuar disa argument rreth lutjes dhe duasë.

– Allahu në shumë ajete i nxitë besimtarët që t’ia drejtojnë lutjet Atij duke thënë:” E kur robërit e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më drejtohen Mua dhe le të më besojnë Mua”. (El-Bekare :186) Gjithashtu Allahu thotë:” Allahu i ka emrat më të mirë, andaj lutne Atë me ato”. (El-A’raf :180)

– Madje i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Duaja, lutja është adhurim”.

Gjithashtu ka thënë: “Cdo musliman që i lutet Allahut, e nuk lutet për mëkat ose ndërprerje të marrëdhënieve me farefisin, Allahu ia jep njërën prej tri gjërave: i përgjigjet lutjes së tij ose ia refuzon për në ahiret, ose e mbron nga një e keqe”. – Thanë sahabët : Atëherë ta shtojmë lutjen”. – Tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ” Allahu atëherë edhe më shumë jep”.

Thotë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, në një hadith tjetër: “Zoti i juaj është i turpshëm, fisnik, turpërohet nga robi i Tij kur ai i ngre duart, t’ia kthejë të zbrazët”.

Thotë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të:“ Nuk ka gjë më të ndershme tek Allahu sesa duaja”.(Transmeton Tirmidhiu). – Në një rast tjeter i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të,  patë thënë:” Duaja është ibadet (adhurim)”.(Transmeton Ahmedi ndersa Tirmidhiu ka thënë se hadithi është hasen sahih).

Thotë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të: “Kërkoni nga Allahu sepse Allahu ka dëshirë që të kërkohet prej Tij dhe se ibadeti më i çmuar është pritja e përgjegjes (ose përmbushjes së duasë)”.

Madje Allahu hidherohet nëse njeriu nuk kërkon prej Tij, thotë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të:“ Vërtet, ai qe nuk kerkon nga Allahu, Allahu i hidherohet Atij”.(Transmeton Tirmidhiu).

Ky hadith sikur argumenton edhe hadithin”…dhe kur të kërkosh kërko prej Allahu dhe kur të kërkosh mbrojtje kërko prej Allahu (mbrohu me Allahun)…”.

Thotë gjithashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të: ”Vërtet Allahu është i Gjallë, i Ndershëm (Fisnik), turpërohet që nëse njeriu i ngrit duart kah Ai t’ia ktheje bosh (pa iu pergjigjur duasë se tij)”.(Transmeton Tirmidhiu).

Mos harojmë edhe hadithin ku i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, thotë: “Tre personave Allahu nuk ua refuzon duanë: Sundimtarit të drejtë, prindit për fëmijun e vetë dhe agjëruesit” Ndërsa në një transmetim tjetër: “Atij që i është bërë padrejtësi”.

Ndërsa e mbyllim me këtë hadith i cili do të na mjaftonte për të gjithë të tjerat nëse do të meditonim mbi të ashtu siç duhet: “Kur besimtari lutet për vëllaun e tij thotë meleku mbi të: Edhe ty edhe ty”. Pra vëlla musliman dhe ti motër muslimane mendo rreth këtij hadithi se veç që lutet meleku për tu kur ti lutesh për vllezërit e tu musliman do të majftonte, a mendon se melekut, kësaj krijesë të pastër dhe larg çdo mëkati mund mos ti pranohet duaja? Jo pikërisht ti mund të përfitosh për vete më së shumti duke bërë dua për vllezërit e tu se sa për vete sepse kur ti lutesh për ata për ty luten melekët e Allahut, kurse kur ti lutesh për vete lutesh ti me mëkatet dhe gjunahet e tua kurse lutja për të tjerët ka shumë më shumë peshë te Allahu dhe sinqeritet në disa raste se sa lutja për vete.

E lusim Allahun të na fal dhe mëshiroj, të na bëj nga ata që luten për vllezërit tanë ane mbanë botës dhe nga ata që do të na kaploj mëshira dhe falja e Tij dhe do të dalim nga ky Ramazan sikur të lindur nga nëna për së dyti larg çdo mëkati dhe gjurme të tij.

Përgatiti: Besir Abdurahmani

You may also like...