A e prish vjellja agjërimin?
Pyetje: Nëse gjatë agjërimit kaplon vjellja, a e prish agjërimin dhe a duhet të që përsëritet agjërimi i kësaj dite (kaza)?
Përgjigje: Nëse vjellja është pa qëllim, atëherë agjërimi nuk prishet (pa marrë parasyshë sasia e vjelljes), ndërsa nëse vjellja është me qëllim (me futjen e gishtave), atëherë agjërimi i tij prishet dhe duhet të përsëritet , pejgamberi –salallahu alejhi ve seleme!- ka thënë:
“Kënd e kaplon vjellja (pa qëllim), nuk duhet që ta bëjë kaza, ndërsa kush vjell me qëllim duhet që ta bëjë kaza”[1]
Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-[2]
Përktheu nga arabishtja:
Mujdin Xh. Xhaferi.
13/07/13