A ekziston njeriu i gjelbër?

11A ekziston njeriu i gjelbër?

Pyetje:
-Kam dëgjuar nga disa njerëz se ekziston një njeri, me tesha shumë të bardha dhe     ky njeri thirret njeriu i gjelbër, e nëse ky të jep diçka, të shtohet pasuria apo tregtia.
Na tregoni diçka rreth kësaj çështje.

Përgjigje:
-Kjo është thënje e kotë dhe nuk ka bazë, ky njeri nuk ekziston, ndërsa disa njerëz tjerë mendojnë se ky është Hidri, por kjo nuk është e vërtetë.
Hidri sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, ka vdekur para se t’i zbresë shpallja Muhamedit salallahu alejhi ve selem, ndërsa kjo që përmende aspak nuk është e vërtetë dhe është nga mashtrimet e shejtanit, andaj dije këtë gjë dhe mos bjer në grackat e mashtruesve.

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:
Mujdin Xh. Xhaferi
02/02/2013

You may also like...