A është e vërtetë se trupat e shehidëve nuk kalben, sikur trupat e pejgamberëve?

11A është e vërtetë se trupat e shehidëve nuk kalben, sikur trupat e pejgamberëve?

Pyetësi: Thuhet se trupi i shehidit nuk kalbet mbetet sikur është, a është kjo e vërtet?

Shejhu: Për këtë thënie nuk ka argument nga sheriati.

Pyetesi: Siç thuhet për varrin Axhes së Pejgamberit salall-llahu alejhi we selem, Hamzes radijall-llahu anhu.

Shejhu: Nuk kemi argument nga Sheriati se trupat  e shehidave nuk kalben sikur trupat e pejgambereve. Kemi trasmetime se Allahu ia ka ndaluar tokes të ‘hajë’ ose ti kalb trupat e pejgamberëve ndërsa për shehidat nuk ka ardhur asnjë trasmetim, absolutisht kurse ajo që ka ndodhur në historine e hershme islame ku  gjate gropimeve disa trupa të shehidave jane gjetur sikur janë,  kjo vërtete ka ndodhur, por prej kësaj nuk mund të nxirret asnjë dispozitë….. Ashtu siç ka ndodhur që janë gjetur trupa të vdekurish të pakalbur, por s’kanë qenë trupa të shehidave. Këtu ka dy mundësi: Ose ka ndikuar toka që të mos kalbet trupi i te vdekurit ose Allahu e ka bërë këtë si nderim për të vdekurin pasi Ai është i njohur për gjendjen se si ka qene i vdekuri gjate jetës së tij, kështu që trupi i tij ka mbetur si është edhe pas vdekjes, qofte i vdekuri shehid ose njeri i devoteshëm dhe jo shehid.

Por nuk lejohet që kjo të miret si rregull në sheriat dhe nuk themi për Allahun atë që nuk e dijmë. Themi: Allahu e ka ndaluar tokën që të tretë trupat e pejgamberëve dhe nuk kemi argument se kjo vlenë edhe për dike tjetër përveç pejgamberëve.

Përgjigjet: Muhamed el-Nasirudin el–Albani-Allahu e mëshiroftë

Marre nga: “Silsile El-Huda we nuur” Kaseta nr.317 (disku nr.3 minuta e 12)

You may also like...