A është haram përshëndetja e grave për dore, me të cilat e ke të lejuar martesën?

01 - Pyetje-pergjigjePërshëndetja e grave për dore, me të cilat e ke të lejuar martesën, është haram

Pyetësi:
-A lejohet përshëndetja e grave për dore?

Përgjigje:
-Këtu ka një sqarim, nëse gratë janë prej atyre që e ke haram martesën me ato si përshembull nëna, bija, motra, halla etj, ska problem, lejohet.
Por nëse bëhet fjalë për ndonjë grua që e ke hallall martesën me të, atëherë përshëndetja për dore me të është haram, sepse një grua e ka zgjatur dorën ta përshëndes Pejgamberin salallahu alejhi ve selem dhe i tha asaj: “Me të vërtetë unë nuk i përshëndes gratë për dore”,
Gjithashtu Aishja –Allahu qoftë e kënaqur me të!- ka thënë: “ Jo,Pasha Allahun, dora e Pejgamberit asnjëherë nuk ka prekur dorën e ndonjë gruaje (të huaj)”,
Kështu që kjo është haram sepse pastaj shkaktohen provokime ndërmjet dy gjinive.

Shejh AbulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:

Mujdin Xh. Xhaferi

26/03/2013

You may also like...