A i lejohet besimtarëve të prezantojnë në festat e pabesimarëve?

01 - Pyetje-pergjigjeA i lejohet besimtarëve të prezantojnë me ftesa në kremtet e pabesimarëve gjatë ndërimit të viteve?

– Nuk i lejohet muslimanit dhe muslimanes të prezantojnë në festat e krishterëve dhe çifutëve ose jobesimtarëve të tjerë.

Obligohen muslimanët të largohen nga festat e tyre dhe mos tu përngjasojnë jobesimtarëve, sepse kush i ngjason atyre, atëherë ai është prej tyre,  Allahu na ruajt.
Gjithashtu pejgamberi,- alejhi selam!,- na ka urdhëruar të mos përngjasohemi me jobesimtarët (qoftë në festa, moral etj).

Ajo që obligohen muslimanët është që të largohen nga këto festa si dhe mos t’u ndihmojnë asgjë jobesimtarëve në lidhje me festat e tyre, sepse këto festa i kundërshton sheriati islam.
Nuk lejohet as ndihma, as festimi, as pirja e një çaji apo kafeje me ta në festat e tyre, asgjë çka ka të bëjë me festat e tyre apo me diçka që kundërshton sheriati islam, sepse Allahu,- xhele veala!,- thotë në Kuran: “Ndihmojeni njëri tjetrin në punê të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat, dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër.” (El Maide: 2).

Marrja pjesë në festat e jobesimtarëve është lloj i marrjes pjesë në mëkate dhe armiqësi.

Autor: Dr. AbdulAziz ibn Bazi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

Nga arabishtja: Suad Shabani
Medine: 28.12.2013

You may also like...