A i lejohet personit që i rëndohet gjendja ta prish agjërimin

Pyetje - pergjigjePyetje: Unë jam një grua e cila jam e sëmurë, në ramazanin e kaluar nuk pata agjëruar disa ditë, pastaj nuk kisha mundësi që t’i kompenzoj me agjërim për shkak të sëmundjes, tani a kam shpagim (kefaret), gjithashtu nuk kam mundësi që ta agjëroj edhe këtë ramazan, pra a duhet edhe për këtë herë shpagim ?

Përgjigje: Personi i cili është i sëmurë dhe agjërimi është shkak që t’i rëndohet shëndeti, atij i lejohet që mos të agjërojë, ndërsa kur të shërohet atëherë duhet që t’i kompenzojë me agjërim, duke u bazuar në fjalën e Allahut xhel-le ve ala ku thotë:

“Cili prej jush që do ta arrijë atë muaj, ta agjëroj atë, e kush është i sëmurë ose ndodhet në rrugë, të njëjtin numër ditësh le ta agjëroj më vonë! All-llahu ju dëshiron lehtësim e nuk ju dëshiron vështirësi.”[1]

Pra nuk është problem që ti oj pyetëse, të mos agjërosh edhe këtë ramazan, përderisa kjo sëmundje ende është prezente te ti, sepse ky mosagjërim është lehtësim nga Allahu për të sëmurin dhe udhëtarin, ndërsa Allahu xhel-le ve ala dëshiron që robi t’I shfrytëzojë  lehtësimet e Tij, ashtu siç urren që dikush t’I kryej ndonjë mëkat, pra nuk je e obliguar me shpagim, por kur të zbresë shërimi nga Allahu xhel-le ve ala, atëherë kompenzoji me agjërim ditët e mosagjëruara, Allahu të shëroftë nga çdo sëmundje dhe na I faltë mëkatet.

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

Përktheu nga arabishtja:

Mujdin Xh. Xhaferi


[1] Sure bekare 185

You may also like...