A je pregatitur për Ramazan? – (I)

A je pregatitur për Ramazan? – (I)

Ramazani-92Allahun të vetëm pa shokë e faleminderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë e lusim Allahun me emrat e Tij të bukur dhe me cilësitë e Tij të larta të na ruaj prej s’keqes e cila nuk është gjë tjetër vetëm se pasojë e veprave dhe e veteve tona, kë do që Zoti e udhëzon në rrugën e drejtë nuk ka kush e humbë atë dhe kë do që Zoti e humbë prej rrugës së drejtë me urtësine e Tij nuk ka kush ta udhëzoj, e faleminderojmë Zotin që na ka dhuruar një fe të lashtë e të hershme, një fe të kulluar dhe të pastër, një fe e cila është e njejtë me gjithë legjislacionet që ka zbritë i madhi Zot përpara ardhjes se Muhamedit-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër i cili meriton të adhurohet perveç Allahut të vetëm pa shok dhe ai është qëllimi i të gjithëve njësimi i Tij dhe dëshmoj se Muhamedi-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ështe rob, njeri siç gjithë të tjerët dhe i Dërguari i Tij ndër njerëzit më të mirë që kanë agjëruar dhe i janë falur Allahut. Ai nuk sollli diçka të re në krahasim me profetët e tjerë,:” Thuaj o Muhamed (tregoju njerëzve) se unë nuk kam sjellë diçka të re (ndonjë shpikje) por unë pasoj atë që më shpallet prej Zotit tim.”[1]

E në vijim të ndëruar vëllezër dhe ju motra besimtare le ta presim të gjithë këtë muaj të mirë dhe të begatshëm ashtu siç meriton ky muaj të pritet dhe të arrijmë qëllimin e këtij muaj të madhë që është fitimi i devtoshmërisë në zemra dhe arritja e gradave të larta dhe shpërblimeve tek Zoti në këtë botë dhe në botën tjetër, pasi shumë njerëz gabojnë kur mendojnë për agjërimin dhe harojnë se ky adhurim nuk ka qëllim tjetër vetëm se qëllimet që kanë pas adhurimet tjera dhe se gjitha adhurimet e islamit nuk janë gjë tjetër vetëm se plotësuese të njëra tjetrës dhe qëllimi i tyre i vetëm është arritja e devotshmërisë prandaj Allahu për të hedhur poshtë pikërisht këtë lloj ideje, mendimi apo mentaliteti se agjërimi është diçka që ka të bëj vetëm me privimin nga të ngrënët, të pirët dhe marëdhëniet intime thotë Allahu i plotfuqishëm në Kur’an :” O ju të cilët keni besuar u është bërë agjërimi obligim ashtu siç ishte obligim për popujt para jush,(për te vetmin shkak) që të arini devotshmërinë”.[2]

Në fillimin e kësaj hutbeje unë desha të përmend diçka që njëri prej dijetarëve të islamit kur flet për agjërimin e ka përmendur thotë: Agjërimi është mbrojtja më e mirë prej sëmundjeve të shpirtit, zemrës, mendjes, trupit dobitë e tij nuk mund të nënvleftësohen. Arin rezultate të shkëlqyeshme në mjeksinë parandaluese bën që të ndaloj sëmundjet e ndryshme, ndihmon njerëzit në mjedise të ftohta dhe të lagështa, arin rezultate të jashtëzakonshme dhe impresive në ruajtjen e shëndetit, trajtimi më i mirë për sëmundjet që lidhen me konsumimin e ushqimeve, eliminon mbylljet gastro-intestinale dhe rregullon ekuilibrin humoral.

Agjërimin e fusin dijetarët dhe shkenctarët në atë lloj mjeksie që quhet mjeksia shiprtërore-psikoterapia, për këtë arsye disa përendimorë thonë për agjërimin: Të gjithë të rriturit duhet të agjërojnë. Kurse dikush tjetër thotë: Agjërimin është mënyra më e mirë për evitimin dhe shërimin e shumë sëmundjeve. Një tjetër thotë: Receta e Kuranit në lidhje me agjërimin është zëvendësimi më i mirë i bisturisë, për ata që vujanë nga mbipesha-dhjamosja, ndërsa nga ana fetare e mbron besimtarin prej së keqes, e udhëheq zemrën e tij duke mos e lënë të bëj asnjë shkelje, e kur e ruan veten dhe mendjen e tij agjëruesi gjithashtu me përkushtin dhe rigorozitet i kryen obligimet e tij dhe mundohet që të bëj sa më shumë vepra të mira. Ndihmon që tek personi të mbizotëroj logjika e shëndoshë mbi emoconet, epshet dhe ndjenjat e pakontrolluara, ështe ushqim për ndjesinë e vetëmohimit dhe të sakrificës është mënyra më e mirë për të aritur njeriu gradat më të larta të durimit dhe të devotshmërisë. Kjo ishte një shkëputje e shkurtër e një dijetarit të madh Ibnul Kajjim el–Xheuzit-Allahut e mëshiroftë, qe flet pikërisht për çështjen e agjërimit.

Mirëpo siç e përmendëm edhe në fillim të kësaj hutbeje nuk është qëllimi i vetëm i agjërimit kjo që u përmend. Më kryesorja prej agjërimit është që njeru të arijë devotshmërinë. Që do të thotë të vendosësh ndërmjet teje dhe xhehenemit apo ndëshkimit pengesë apo mburojë, gjë që arihet kur njeriu zbaton urdhërat e Allahut apo ndalohet nga çdo gjë që Allahu e ka ndaluar.

 Desha të ndalem me adhurimin e agjërimit në tre argunmente.

Argumenti i parë është thënia e Muhamedit-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kur flet se si e ka konsideruar Allahu adhurimin e agjërimit:” Ka thënë Allahu xh.sh. : çdo punë dhe çdo vepër që e kryen biri i Ademit shpërblehet prej 1 deri në 700 sevape me përjashtim të agjërimit, agjërimi është i imi dhe për mua dhe unë di se si shpërblej për të [3]. Kanë thënë dijetarët: Të gjitha adhurimet janë për Allahun porse adhurimi i agjërimit është më i veçantë për Allahun nga të tjerat, sepse në agjërim i kërkohet njeriut të privohet nga të ngrënët dhe të pirët, nga marëdhëniet intime nga agimi e deri në perëndim të diellit. Ashtu siç përmendet në të njejtin hadith “E braktis agjëruesi ngrënien, pirjen dhe marëdhëniet intime nga agimi deri në perëndim për hir Tim“. Pra ti o agjërues mos haro se gjatë agjërimit ke në veten tënde diçka që e don Zoti, diçka që është e Allahut e ku do që të lëvizësh e ku do që të shkosh mendo se ke diçka te Allahu dhe kujdes se siç thotë Ibn Mesudi-Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur prej tij: Agjërimi është amanet i Zotit prandaj gjithsecili le të shoh amanetin që i ka dhënë Allahut. Sepse agjërimi nuk është vetëm një privim nga të ngrënët dhe të pirët porse qëllimi është që njeriu të arij në grada të larta tek Zoti. Prandaj o ju agjërues dhe agjëruese kujdes me agjërimin tuaj në këtë muaj të mirë e të begatshëm të Ramazanit pra mundohu të përfitosh sa më shumë prej tij.

  Muaj i Ramazanit i ka të veçantat e tij që nuk i kanë muajt tjerë, çfarë di ti për Ramazanin? Atëherë le të rifreskojmë memorjen tonë me bukuritë e veçanta me të cilat e ka veçuar Allahu këtë muaj të begatshëm. Ky muaj përveç që është muaj i adhurimit të lartë të agjërimit është muaj i Kur’anit, muaj i xhihadit, muaj i faljes, muaj i lutjes, muaj i lutjes së melaikeve për agjëruesin, muaj kur hapen dyert e xhenetit dhe mbyllen dyert e xhehenemit, muaj kur Zoti liron nga ndëshkimi i zjarrit të xhehenemit çdo natë njerëz me mëshirën e Tij, muaj ku në ditën e fundit Allahu fal shumë prej agjëruesve dhe i liron nga zjarri i xhehenemit, muaj kur prangosen agresorët prej djajve dhe shejtanve, muaj në të cilin ështe fshehur Nata e Kadrit, muaj kur Zoti, fal dhe pranon pendimet e robërve të Tij, një muaj që era e agjëruesit në të është me e mirë tek Allahu se era e parfumit më të mirë, muaj në të cilin Allahu i ka dhuruar çdo agjëruesi në çastet e iftarit një lutje që ai i kur lutet vetëm se i është pranuar lutja agjëruesit, muaj në të cilin agjëruesi zgjohet në çastet e syfyrit në atë kohë kur Allahu zbret në qiellin e dynjasë dhe i lutet Zotit të tij e Allahu pa dyshim se e mban premtimin e Tij që ia ka dhënë robërve të Tij dhe i përgjigjet lutjes së tij. Një muaj që muslimani ka mundësi të arijë gradat e larta të shpërblimeve sepse është një muaj i ndryshëm nga muajt e tjerë, një muaj kur Zoti i shumëfishon shpërblimet për robërit e Tij.

Kurse tani le të qëndrojmë disa çaste me argumentin e dytë.

Muhamedi-paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të, thotë:” Ai njeri që nuk e len shpifjen, gënjeshtrën dhe të vepruarit me to nuk ka nevojë Zoti për këtë që ky njeri të lërë ngrënien dhe pirjen“, sepse ne nëse do të meditojmë në ajetet e Kuranit ku flitet për agjërimin e Ramazanit gjejmë disa kategori njerëzish që Zoti i fal dhe i mëshiron dhe i liron nga obligimi i agjërimit pra që të kuptoj çdo kush prej besimtarëve që e lexon këtë Kuran sepse qëllimi i vetëm i këtij agjërimi nuk është privimi nga të ngrënët dhe të pirët porse është pikërisht ajo që ka përmend Zoti pra aritja e devotshmërisë.

Sa i përket argumentit të tretë në të bëhet fjalë për besimtarin që është agjërues duke u zbuluar natyra e tij apo se si ky agjërim ka ndikuar tek ky besimtarë.

Thotë Muhamedi-paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të :” Nëse është dita që ndonjëri prej jush agjëron as të mos injoroi, as të mos përçmoi dhe le të ruhet nga veprat e shëmtuara dhe të fëlliqura, e në qoftë se dikush e ofendon apo e nënçmon atë ai le të thotë: Unë jam i agjërueshë , unë jam i agjërueshëm“. Pra nuk i takon atij që t’ja kthej personit që i është drejtuar me të njejtën monedhë sepse është agjërimi ajo që e dallon besimtarin që do të thotë se ajo duhet të ndikoj në zemrën e tij , në shpirtin e tij dhe se ky është më lartë nga i pari që t’ja kthej padrejtësinë e tij me padrejtësi. Prandaj kujdes në këtë muaj të begatshëm në sjelljen tënde. Nuk është e habitshme kur ndëgjojmë apo lexojmë në librat e dijetarëve sepse tek ai agjërues që nuk agjëron me të edhe shikimi , dëgjimi , gjuha , duart dhe këmbët e tij agjërimi i tij nuk është i saktë Zoti na ruajtë.

 Ky muaj duhet të gjithve të na gjej të agjërueshëm. Do të pyet dikush pse a ka mundësi që ky muaj mos të na gjej të agjërueshëm ? Po ka mundësi dikush nuk e ka ditur , dikush ka gabuar me kohën e syfyrit apo iftarit apo nuk është informuar mirë për këtë muaj e tjerë e tjerë , prandaj çdo kush që nuk do e nis këtë muaj që në ditët e para, le ta nis madje pamvarsisht se mund ti kalojnë disa ditë, vetëm e vetëm mos të lej hapsirë për shejtanin që të jetë kjo pengesë për pjesën e mbetur të muajit se unë nuk e kam nisur dhe nuk  e di se a do të më pranohet pjesa tjetër porse duhet që mbas mbarimit të muajit të Ramazanit ti zëvendësoj këto ditë të paagjëruara.

Si pikë e parë në të cilën duhet të ketë kujdes agjëruesi është falja e namazit.

Janë pyetur dijetarët se si është puna e atij personi i cili agjëron e nuk fal namaz e ato gjëja e parë që kanë thënë është: Si ka mundësi ? D.m.th. janë habitur nga ky fakt, dhe kur u janë shpjeguar faktet se janë një sërë faktorësh që kanë sjellë deri tek kjo ato thonin shpresojmë të jenë pikë së pari nga muslimanët d.m.th. të konsiderohen si besimtarë por në qoftë se argumentet u vinë dhe u qartësohen dhe e kuptojnë adhurimin që duhet t’ja shprehin Allahut apo obligueshmërinë e faljes thonë se nuk tolerohet gjendja e tyre prandaj kujdes dhe mundohu bën ç’mos që këtë problem ta zgjedhësh nëse bën pjesë në këtë kategori njerëzish.

  Mundohu të jesh prej atyre njerëzve për të cilët Muhamedi-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë :” Kush falet në Ramazan ka besim të patundur tek Allahu dhe shpreson shpërblimin e Tij do ti falen të gjitha mëkatet që ka bërë më parë “. Po kështu për agjërimin :” Kush e agjëron ramazanin me besim të sigurt tek Zoti duke shpresuar faljen e mëkateve dhe shpërblimin e Zotit, Zoti këtij njeriu do ti garantoj faljen e mëkateve që i ka bërë përpara muajit të Ramazanit “.

  Të nderuar vëllezër dhe motra agjërues duhet të kemi kujdes që të jemi sa më afër librit të Zotit në këtë muaj por kjo mos keqkuptohet, pra ta marish ta mbash Kuranin afër divanit apo afër vendit punës, apo ta varish diku ku bie në sy , apo në makinë apo ta mbajsh me vete pa e lexuar. Jo po kemi për qëllim leximin e tij madje jo leximin e thjeshtë te tij porse leximin e tij me meditim. Muhamedi-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i thotë një ditë njërit prej shokëve të tij Abdullah Ibn Mesudit-Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur prej tij :” O Abdullah më lexo pak prej Kur’anit.” – ia kthen Ibn Mesudi-Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur prej tij : O i dërguari i Allahut si të ta lexoj unë Kuranin ty kur Kurani të është zbritur ty prej Zotit? – Tha Muhamedi-paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të:” Unë kam dëshirë që ta ndëgjoj prej dikujt tjetër përveç meje.” Atëherë thotë Ibn Mesudi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, fillova ti lexoj Muhamedit-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, Kuran nga sureja Ali Imran. – Çfarë ndodhi? – Ibn Mesudi-Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur prej tij, gjatë leximit meditontë mbi ajetet e kësaj sureje dhe nuk shihte se çfarë ndodhte përballë tij po kështu dhe Muhamedi-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, po bënte diçka dhe ajo nuk ishte asgjë tjetër vetëm se e qarë kur lexoheshte Kurani dhe suret e tij. Po qante dhe nuk  e vinte re se Ibn Mesudi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, nuk e kishte parë dhe thotë sahabiu e kur arita tek thënia e Allahut xh.sh.:” Si do të vej halli i tyre o Muhamed kur ne do të sjellim për çdo umet (çdo popull) dëshmitarë dhe do të sjellim ty o Muhamed dëshmitarë për popullin tënd“.[4] – Atëherë ndëgjova një të qarë më zhurmë nga Muhamedi-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e cila ariti kulmin e saj. Pra Muhamedi-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, do të dëshmoj për ty dhe për mua o musliman, atëherë pse qantë Muhamedi-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, sepse kjo ishte një prej virtyteve të tij pasi që ai ishte i mëshirshëm për umetin e tij , pasi që ai e donte shumë ymetin e tij dhe se ai e dinte shumë mirë se çfarë do të thotë të jesh dëshmitarë për ndonjërin prandaj ti o vëlla dhe ti oj motra ime vendose veten tënde sikur je para Muhamedit-paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të, dhe përpara Zotit dhe Muhamedi-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dëshmon për veprat e tua.

  Ebu Hurejra-Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur prej tij, thotë kur Muhamedit-paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të, i zbriti thënia e Zotit:” A prej Kur’anit habiteni, qeshni e nuk qani[5] gjithë shokët e Muhamedit-paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të, madje edhe ato që ishin nga fundi i xhamisë filluan të qanin, Subhanallah! Të jesh shok i Muhamedit-paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të, dhe të qash? Po vëlla, po mos u habit kjo është natyra e Kuranit, “Sikur ta zbrisnim këtë Kuran mbi një mal do të qahej mali prej madhështisë së tij“. thotë Allahu në Kur’an. Deri sa tha u ndëgjuan të qarat e tyre në dhomën e Muhamedit-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe kur doli nga dhoma e tij dhe i pa në atë gjendje dhe tha:” Nuk do ta fuse në zjarrin e xhehenemit Allahu askënd që ka qarë prej frikës ndaj Tij“. Atëherë rasti më i mirë për këtë është Ramazani, çastet më të mira pjesa e fundit e natës kur ti zgjohesh për syfyr, përpara se ti të hash syfyrin apo të ngopësh barkun tënd ushqeje pak shpirtin tënd. Qëndro pak çaste me Krijuesin tënd dhe thuaj: O Zot, unë jam robi Yt , që kam bërë e kam bërë e kam bërë, që e kam tejkaluar e kam tejkaluar e kam tejkaluar, o Allah o Zoti im o i Gjithpushtetshëm, o i Gjithfuqishëm nëse ti nuk do të më mëshirosh e nuk do të më falësh atëherë unë nuk kam asnjë shpresë për shpëtim…Dhe UAllahi dije se në qoftë se ti do ti drejtohesh me sinqeritet në një lutje si kjo apo e ngjajshe që do të buroje nga thellësia e zemrës tënde UAllahi unë të garantoj se Allahu do ti përgjigjet lutjes tënde.

Kush vallë ka trokitur në derën e Zotit dhe Allahu nuk ja ka hapur derën e Tij robit të vet?!

Për këtë arsye në qoftë se do të meditojmë në ajetet e Kuranit ku flitet për agjërimin dhe veçanërisht në qoftë se të rastis të lexosh një ajet i cili është i çuditshëm i cili është fut në ajetet e agjërimit:” Në qoftë se ty o Muhamed do të pyesin njerëzit: Ku është Allahu unë jam afër tyre i përgjigjem lutjes së lutësit[6] do të bëjnë dobi pa dyshim madje në qoftë se do të zbatoheshin urdhërat e pakta që na i ka obliguar Allahu të cilat nuk janë vetëm se për të mirën tonë Allahu pa dyshim do të na udhëzoj dhe do të na orientoj drejt rrugës së drejtë.

Kanë thënë dijetarët e tefsirit është ajeti i veçantë ndër ajetet e tjera për agjërimin ku Muhamedi-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, urdhërohet që nëse e pyesin njerëzit i drejtohet Allahu xh.sh. me fjalën “thuaj” d.m.th. i drejtohet Muhamedit me këtë fjalë kurse në këtë ajet kjo nuk përmendet porse direkt është përgjigjur Allahu, vazhdoon thënia e dijetarëve duke thënë se kjo është bërë për qëllim që të tregohet se sa afër është Allahu me robërit e Tij kur ato i drejtohen Zotit me shikimin e Tij, me ndëgjimin e Tij, me mbikqyrjen e Tij. Sikurse kjo fjala “thuaj”  që është përmendur në ajetet tjera ndërmjet Allahut dhe robërve të Tij krijonte një lloj distance apo largësie. Pra Allahu është afër nesh dhe çdo kush që ka trokitur derën e Tij Ai i është përgjigjur, kjo është ajo për të cilën na ka lajmëruar Zoti dhe Muhamedi-paqa dhe mëshira e Allahut, qofshin mbi të.
Allahun e falenderojmë për begatitë dhe mirësitë e Tij dhe e lusim që këta mirësi mos të ndalen për shkak të gabimeve dhe mëkateve tona, e për ata që kemi gabuar Ai të na fal dhe të na mëshiroj sepse ne nuk kemi dhe as nuk mund të ketë më të mëshirshëm dhe më bujar së Zoti ynë, paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin të dalluarin e Tij nga të gjithë pejgamberët e tjerë.

Përgatiti: Nexhat Ceka

You may also like...