A je pregatitur për Ramazan? – (II)

Ramazani-90A je pregatitur për Ramazan? – (II)

Falenderimet tona I takojnë Allahut a.v.xh. atë e falenderojmë dhe atë e lavdërojmë, paqa dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij, familjen, shokët dhe ata që e pasojnë rrugën që skicoi ai për pasuesit e tij.

Vëlla dhe ti motër në qoftë se ka ardhur argumenti i cili tregon se shumëfishohet shpërblimi i veprave të mira në Ramazan mos haro se edhe morali i lartë është prej veprave madhështore ndaj të cilës ti nuk duhet të tregohesh neglizhentë për përfitimin e shpërblimit të tij. A mos vallë ke haruar Muhamedin-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i cili thotë:” A tju tregoj juve se cili njeri do të ketë gradën më të lartë tek Allahu në ditën e gjykimit dhe që do të jetë më afër meje ditën e gjykimit ?” – thanë sahabët: Po si jo o i dërguari i Allahut. – Tha Muhamedi-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të :” Ai njeri që do të ketë moralin më të lartë “ , e lusim Allahun që të na bëj prej këtyre njerëzve.

Bëhu prej tyrë që e shfrytëzojnë kohën në këtë muaj , prej tyrë që mundohen ta kalojnë gjithë kohën në adhurim, në përmendjen e Zotit dhe ruaju nga hutia. Ke kujdes që çdo moment të jetë në dobinë tënde dhe të jetë argument për ty dhe jo argument kundra teje në ditën e gjykimit “Kush bën vepra të mira ai bën për veten e tij e kush bën vepra të keqija le ta di se i bën për veten e tij e më pas përfundimi do të jetë tek Zoti.”[1]

Pra të nderuar vëllezër dhe të nderuara motra siç e pamë e gjithë çështja është se kujt i pranohet agjërimi e kujt jo, se kush arin qëllimin e agjërimit prandaj do të ishte e dobishme që të bëjmë disa përkujtime për agjërimin dhe agjëruesit e tij.

Kujdes me çështjen e iftarit dhe syfyrit që nga dita e pare e mos neglizho sepse Muhamedi-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e ka bërë si shenjë dhe veçori të egzistencës së mirësisë në umetin e tij nëse pasuesit e Muhamedit-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e shpejtojnë iftarin dhe e vonojnë syfyrin, e përmendim si fakt përshpejtimin e iftarit sepse ka prej njerëzve që fatkeqsisht mendojnë se nuk lejohet të bëhet iftari derisa të dalin yjet në qiell dhe kjo në origjinë është një besim pagan e persian i cili nuk ka lidhje me islamin porse ne iftarin duhet ta bëjmë në çastin kur perëndon dielli dhe pa humbur kohë apo pa thënë prit të sigurohemi e tjerë e tjerë d.m.th. në qoftë së ne sigurohemi se ka perënduar dielli ne mjaftohemi më këtë fakt për të nis iftarin. Po kështu edhe çështja e syfyrit se shumë njerëz hanë në darkë apo herët përpara përfundimit të natës për të qenë më të sigurt, jo por sa më vonë aq më mirë dhe kjo është madje më mirë për trupin tënd sepse ne e përmendëm qysh në fillim se nuk është qëllimi që njeriu të ri i etur e as nuk është qëllimi që njeriu të dobsohet e kështu me radhë, pavarsisht se Allahu na ka sprovuar me agimin si afat i fundit e të ngrenit dhe të pirit.

Në hutben e kaluar ne bëmë një pyetje dhe thamë: O vëlla dhe ti oj motër mendo pak sikur të shkonim në vareza dhe tu thonim banorve të varezave: Ka ardh Ramazani tek ne! E gjithësecili prej nesh mund ta paramendoj se çfarë përgjigje do të dëgjonte sikur ata të kishin mundësi të na përgjigjeshin. Ndrërsa sot unë do të bëj një pyetje tjetër. Le ta mendoj gjithsecili prej nesh për pak çaste veten e tij sikur është prej të vdekurve dhe i vjen dikush prej të gjallëve tek vari i tij dhe i thotë: Ne jemi në ramazan! Uallahi nëse dikush prej nesh do të ishte prej atyre që janë haruar dhe do ti thuhej: Çfarë do prej dynjasë? UAllahi nuk do të thoshtë dua grua, as nuk do të thoshte dua fëmijë, as nuk do të thoshte dua pasuri, as nuk do të thoshte dua post apo pozitë, as nuk do të thoshte …e as nuk do të thoshte …e as nuk do të thoshte ….A e dini çfarë do të thoshin: Duam kohë sa për dy rekat namaz e asgjë tjetër apo duam kohë sa për një agjërim asgjë tjetër. Prandaj kujdes me kohën tënde akoma sa je që jeton mbi tokë apo kujdes me kohën tënde sa nuk je bërë edhe ti nga banorët që jetojnë nën të. Kujdes se nuk i dihet , mos u mashtro ndoshta nuk arin ta mbarosh muajin e Ramazanit, po po UAllahi pot a them me bindje, nuk i dihet KUJDES! Se ka plot njerëz që e kanë nisur dhe e kanë lënë përgjysëm atë, e sa të tjerë vetëm sa e kanë nisur dhe kanë ikur për tek Zoti i tyre prandaj kujdes dhe meri në konsideratë të gjitha këto mundësi.Përfito sa më shumë në këtë muaj nga mirësitë e Allahut e në qoftë se të ndodh diçka të jesh prej tyre që Zoti i pranon.

Në qoftë se do të lexojmë për Ramazanin në librat e dijetarëve do të gjejmë një cilësim të tij me emrin “Muaj i Bujarisë“ apo “Muaji i dhënies”. Me këtë virtyt cilësohej Muhamedi-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në tërësinë e jetës së tij kurse kur vinte ky muaj ky virtyt i lartë sikur mbizotëronte dhe arinte kulminacionin e tij. Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: I Dërguari i Allahut ka qenë prej njerëzve më bujarë mirëpo kur vinte muaj i ramazanit ishte më bujari i bujarve, ashtu si era që sjell shiun ashtu ishte edhe bujaria e Muhamedit-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Prandaj mundohu ta shfaqish bujarinë tënde me kujdesin ndaj të varfërve për jetimët, për vejushet apo për ato që ndoshta nuk kanë me çfarë të bëjnë iftarë e mos haro shpërblimin që ka përmendur Muhamedi-paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të:“ Kush bëhet shkak që një agjërues të bëj iftar do të mari shpërblimin e tij pa ju mangësuar nga shpërblimi i agjëruesit asgjë “.

Gjithashtu nuk duhet haruar se sadakaja në muajin e Ramazanit nuk është si në muajt e tjerë, për këtë arsye duhet rikujtuar gjithë të pasurit që ti bëjnë gjithë llogaritë e zekatit të tyre e ato që nuk e kanë aritur obligueshmërinë e zekatit të japin sa më shumë sadaka se shpërblimi është i madh në këtë muaj. Sidomos kur bëhet fjalë për ndonjë xhami, për ndonjë shtëpi prej shtëpijave të Zotit duke filluar nga kjo e jonë e me radhë secili me aq sa ka mundësi , madje edhe ai që nuk ka kurse ka dëshirë të madhe për të dhënë ta di se e ka marë shpërblimin tek Allahu, sepse Allahu nuk i bën padrejtësi askujt dhe Allahu e din shumë mirë zemrën e gjithsecilit prej nesh. Për vlerën e kësaj vepre mund të kuptojmë më shumë poqëse e kujtojmë hadithin e Muhamedit-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ku thotë :” Sadakaja e shuan zjarrin e xhehenemit ashtu siç e shuan uji zjarrin e kësaj bote “.

Nuk duhet haruar gjithashtu se ne ditët e xhuma të çdo jave dhe veçanërisht në Ramazan pra një ditë e begatshme në një muaj të begatshëm, që të dërgojmë sa më shumë salavat për Muhamedin-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, por duke mos haruar në lutjet tona edhe vetet tona, prindërit tonë, për fëmijët tonë, të afërmit tonë, vëllezërit dhe motrat që i njohim e që si njohim në përgjithsi ku do që janë anembanë botës.

E lusim Allahun Krijuesin tonë, Sunduesin e gjithsisë që të çoj salavatet e Tij, paqën e Tij, mëshirën e Tij , mirësitë e Tij dhe begatitë e Tij mbi Muhamedin, ashtu siç bëri me Ibrahimin, mbi familjen e tij të ndershme, mbi shokët e tij dhe veçojmë prej tyre Ebu Bekrin, Omerin, Othmanit dhe Aliun dhe mbi gjithë ata që ndjekin dhe pasojnë rrugën e tij deri ditën e gjykimit.

O Zot , o Allah ne kërkojmë prej Teje që ti të na japish jetë që ne ta fillojme dhe ta mbarojmë agjërimin këtë vit, pasi që na dhe jetë dhe shëndet deri në pragun e tij, të na pranosh agjërimin tonë dhe faljen tonë, o Zot ne të lutemi që Ti të na i falish mëkatet tona të na bësh të jemi nga ata që Ti i don dhe të na duan ata që të duan Ty, o Zot na jep sukses që të jemi nga ata që veprojnë vepra që arinë dashurinë tënde.

E lus Allahun që ne umetin e Muhamedit-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, të mbizotëroj e mira të urdhërohet të në mirë dhe të ndalohet nga e keqja dhe gjithashtu i lutemi Allahut, me lutjen e njohur që ti fali besimtarët dhe besimtaret ata që janë gjalle prej tyre dhe ata që kanë vdekur, të nderohën dhe të respektohen ata që e nderojnë dhe e respektojnë fenë e Allahut dhe të poshtrohen dhe të nënçmohen ata që mundohen të poshtrojnë dhe të nënçmojnë islamin dhe muslimanët , O Zot ne kërkomë faljen Tënde ne kërkojmë mëshirën Tënde sepse me të vërtetë Ti je falës i madh, mëshirues i madh.

Përgatiti:Nexhat Ceka


You may also like...