A lejohet me këndu dhe me ndëgju muzik?

Pyetje-pergjigjeARGUMENTET QE TREGOJNE SE MUZIKA ESHTE E NDALUAR

Falenderimi i takon vetem Allahut dhe paqja e bekimi qofshin mbi profetin tone e mbi ata qe ndoqen rrugen e drejte .

Nga Kurani:

1. Allahu i madheruar thote:

“Disa njerez blejne tregime boshe, qe ti largojne njerezit nga rruga e Allahut pa pasur dije e tallen me te (me rrugen e Allahut). Per keta ka denim poshterues”.(Llukman:6)

Ibn Kethiri ne shpejgimin e ketij ajeti thote:

“Mbasi permendi Allahu gjendjen e besimtareve, te cilet udhezoheshin me librin e Allahut dhe perfitonin prej degjimit te tij sic thote edhe Allahu i Madheruar: “Allahu zbriti fjalen me te mire, librin te ngjashem (ne mrekulli) te perseritur here pas here (me keshilla e ligje) qe prej degjimit te tij renqethen lekuret e atyre qe i frikesohen Zotit te tyre e pastaj me perkujtim ndaj Allahut u qetesohen lekurat dhe zemrat”. (Zumer:23)

Permendi gjendjen e njerezve te humbur, te cilet u larguan nga degjimi i Kuranit e nuk deshen te perfitojne nga degjimi i tij, perkundrazi deshen te degjojne muziken, fyejt e tingujt.

Abdullah ibn Mes’udi per ajetin 6 te sures Llukman ka thene:- fjalet boshe jane muzika. U pyet Abdullah ibn Mes’udi per fjalet boshe ne kete ajet (d.m.th Kush jane ato). Ai tha: “Jane muzika pasha Allahun qe s’ka te adhuruar tjeter veç Tij.( e perseriti tri here)”.

Te ketij mendimi jane edhe Abdullah ibn Abbasi (nje nga dijetaret me te medhenj te tefsirit ne kohen e sahabeve e ne te gjithe koherat),Xhabiri, Ikrima, Seid ibn Xhubejri, Muxhahidi, Mekhul, Amr ibn Shuajb dhe Ali ibn Bedhijme.

Hasan Basriu thote: “Nxit ke te mundesh me zerin tend…”(Isra 64) Ky ajet ben fjale per Iblisin, i cili pasi e kundershtoi urdherin e Allahut, u betua ne Allahun qe do ti humbte robte e tij. Prandaj Allahu i tha: “Humb nga rruga e drejte ke te mundesh me ato menyrat e tua, sepse besimtareve ske çfare tu besh”. E prej menyrave te tij, eshte zeri i tij me te cilin theret njerezit.

Muxhahid ne shpejgimin e ketij ajeti thote: “ Zeri i shejtanit eshte muzika”.

Hadithet qe flasin per muziken:

1. Nga Ebu Amir ose Ebu Malik-El Eshari transmetohet se ka thene Profeti s.a.u.s.):

Do te kete prej ummetit tim njerez qe e bejne hallall imoralitetin, mendafshin alkolin dhe muziken. Do zbresin disa prej ketyre rreze nje mali. Kthehet nga kullota nje bari me bagetite e tyre dhe shkon tek ata per nje nevoje, i thone: – kthehu neser tek ne.

I vdes Allahu keta duke u hedhur malin persiper disa te tjere i shnderron ne majmuna e derra deri ne Diten e Kijametit”.

Shpejgimi i hadithit:

Dijetari i madh Mulla Ali el Kerri ne shpjegimin e ketij hadithi thote: Fjala e profetit “i bejne hallall” d.m.th qe i konsiderojne dhe besojne se keto jane hallall duke perdorur argumente te dobeta dhe gjera te dyshimta.

P.sh. disa dijetare hanefij thane: “Mendafshi eshte haram te vishet vetem kur eshte i ngjitur pas trupit. Ndersa te veshurit e tij siper rrobave lejohet.

Natyrisht ky kusht qe vune keta nuk ka as argument te transmetuar nga Kurani ose hadithi, as argument logjik. Perkundrazi, hadithi qe e ndalon mendafshin nuk permend kusht te tille. Profeti s.a.u.s thote: “Kush e vesh mendafshin ne kete bote, nuk e vesh ate ne ahiret”. Mutefekun alejhi

Albani thote: “Kuptojme prej hadithit (te pare) se ajo qe e konsiderojne ata hallall, eshte haram”.

Kete hadith e transmeton Buhariu me nr 5590 ne librin e tij te njohur.

Muhamed Bin Salih El Uthejmin thote: Pasi e shkroi Buhariu librin e tij, ia tregoi ate imam Ahmedit, Jahja ibn Meinit, Ali ibn Medinit (te cilet ishin nga dijetaret me te medhenj te asaj kohe) dhe e pelqyen shume dhe deshmuan se eshte i teri i sakte.

Cdo hadith te ketij libri e kane pranuar dijetaret e te gjithe koherave.

Imam Dhehebiu thote: “Ai eshte libri me i sakte pas Kuranit”. Si rezultat ky liber ka vetem hadithe te sakta. Por ngaqe nje dijetar thote se ky hadith eshte i dobet , duhet te shpejgojme pse nuk eshte keshtu.

Se pari duhet te theksojme se ky dijetar quhet Ibn Hazm e eshte nga Andaluzia. Ka jetuar shume shekuj me pare. Shquhej ne fushen e Fikhut aq sa ka nje medhheb qe quhet “dhahirije”.

Megjithese ky eshte dijetar i madh ne fikh, nuk eshte i tille ne hadith, prandaj nuk i merret per baze vleresimi qe i ben haditheve.

Ibn Haxher El Askalani, nje nga dijetaret me te medhenj qe ka njohur bota thote: -Ebu Muhamed Ibn Hazm e tregoi veten e vet qe nuk ka lexuar shume. Kjo duket nga fjala qe ne librin e tij “El Ijsal”: “Muhamed bin Isa (Tirmidhiu) eshte i panjohur. Mos thote njeri se ai nuk e ka njohur Tirmidhiun, nuk ka lexuar per mesimin permendesh te tij e nuk i ka lexuar librat e tij, sepse ky person e ka thene kete fjale edhe per dijetare te tjere shume te njohur si: Ebu Elkasim, Ismail bin Muhamed bin Sefar, Ebu el Abbas El Esamm etj.

Albani thote: “Prandaj nuk merret prej gjykimeve qe jep Ibn Hazmi vetem çka perputhet me gjykimin e dijetareve te njohur ose se paku çka nuk kundershton gjykimet e tyre”.

Gjithashtu per Hadithin e dyte (qe do vije inshallah), Ibn Hazmi thote:

“Nuk dihet se kush e ka transmetuar, megjithese kete hadith e kane transmetuar me shume se dhjete dijetare te medhenj hadithi.

Kjo gje tregon se Ibn Hazmi pak libra hadithi ka lexuar e megjithate u mashtrua prej tij Gazali dhe e imitoi. Por me e keqja eshte se nuk diti ta imitoje. Sepse edhe fjalen e Ibn Hazmit e interpretoi tjeter per tjeter.

Keto qe folem kishin te benin me Ibn Hazmin, ndersa per hadithin mund te themi: “Mjafton per te thene se ky hadith eshte i sakte, qe Buhariu e ka futur ate ne librin e tij dhe e ka konsideruar te sakte.”

Megjithate po permendim disa dijetare te tjere qe e kane saktesuar kete hadith:

1. Ibn Hibani 7. Ibn Kethiri

2. El Ismaili 8. Ibn Haxher el Askalani

3. Ibn Salah 9. Ibn Uzeir Es Sanani

4. Ibn Tejmije 10. EsSahaui

5. Neueui 11. El Emir Es Sanani

6. Ibn Kajim El Xheuzije

Ndersa Ibn Hazmi thote: “Ky hadith eshte me zinxhir transmetimi te shkeputur. Ne temen e muzikes nuk ka asnje hadith te sakte. Cdo hadith qe flet per kete teme eshte i genjeshtert”.

Albani thote: “Nuk i fshihet nxenesve te dijes e jo me dijetareve, qe kjo fjale eshte e ekzagjeruar, sepse edhe nese zinxhiri i transmetimit te ishte i shkeputur, kjo s’do te thote se hadithi do te ishte i genjeshtert

Sepse hadithi mund te kete fakte qe e forcojne ate ose rruge te tjera nepermjet te cilave ka ardhur. E me te vertete ky hadith eshte transmetuar nepermjet disa rrugeve te tjera me lidhje te forta.

Prandaj edhe gjithe ata dijetare te medhenj qe permendem thane se ky hadith eshte i sakte. Megjithate, i mbyllen syte Kardauiu, Gazali dhe te gjithe ata qe ndoqen dhe imituan Ibn Hazmin (me verberi). A ishte kjo prej injorances se tyre apo ngaqe ndoqen deshirat e tyre…!? Allahu na ruajt. (mbaroi fjala e Albanit)

Se fundi themi: Albani permendi ne librin e tij 4 zinxhire transmetimi te sakte te ketij hadithi, pervec zinxhirit te Buhariut.

Por edhe sikur te peste te ishin te dobet, do ta forconin hadithin, e jo me qe ata te peste jane te sakte.

2. Nga Enesi r.a transmetohet se ka thene :

“Profeti s.a.u.s ka thene: -Dy zera, jane te mallkuar ne dynja e ne ahiret, fyelli ne miresi dhe zeri ne fatkeqesi (d.m.th vajtimi)”.

Transmetuan Bezari, Ebu Beker Esh Shafii dhe Dijau el Mekdesi. Saktesoi Mundhiri, Hejthemi. Gjithashtu saktesoi ne nje rruge tjeter transmetimi Zejlai ibn Kajim, Ibn Haxher El Askalani dhe se fundi e saktesoi kete hadith edhe Albani.

Megjithe kete Ibn Hazmi thote: “Nuk dihet kush e ka transmetuar…” ?!!!

E ka perforcuar kete fjale ne librin e tij “Muhala” duke thene: “nuk dime te kete ndonje zinxhir transmetimi ky hadith”

Kjo fjale eshte nga argumentat e shumta qe tregojne se fjala e dijetarit te madh Ibn Abdul Hadi per Ibn Hazmin, eshte e sakte. Kur thote se ai gabon shume kur flet per saktesimin e hadithit, vleresimin e tij dhe per gjendjen e transmetuesve.

Ibn Tejmije thote: “Ky eshte nga hadithet me te mira qe tregojne se muzika eshte haram siç eshte ne transmetimin e njohur te Xhabir bin Abdilah:”… ze ne miresi, argetim, loje, renie e fyellit… ” Pra ndaloi nga zeri qe behet ne miresi siç ndaloi nga zeri qe behet ne fatkeqesi dhe zeri ne miresi eshte muzika.

E ne fund te ketij hadithi po permend fjalen e Albanit (mbasi thote Ibn Hazmi, se te gjitha hadithet qe flasin per muziken jane te dobeta) ku thote: “Sikur te ishin te gjitha hadithet e dobeta, duhej te pranonte çdo dijetar se muzika eshte hallall, por eshte larg, sepse disa prej haditheve qe e ndalojne muziken jane cilesuar te sakte nga te gjithe dijetaret pa perjashtim. Kane rene dakord te gjithe dijetaret per ta kundershtuar Ibn Hazmin ne kete çeshtje, sepse ai dobeson hadithet e muzikes.

3. Nga Abdullah ibn Abbas transmetohet se Profeti s.a.u.s ka thene: “Allahu e beri haram alkolin, bixhozin, daullen dhe çdo dehes eshte haram”. (Transmetuan Ebu Daudi, Bejhaki, Ahmed, Ebu Jaala, Ebu el Hasen Et Tusi dhe Taberaniu. Ky hadith ka edhe nje rruge tjeter qe e transmeton Ahmedi, Taberaniu dhe Bejhakiu).

Hadithi eshte i sakte sepse te gjithe transmetuasit jane besnike. Keshtu thote Ahmed Shakir dhe Albani, ndersa Ibn Hazmi tha se ky hadith eshte i dobet, se nje nga transmetuesit qe quhet Kajs bin Habter En Nehsheli eshte i panjohur duke kundershtuar dijetaret e hadithit, te cilet jo vetem qe e njohin, por thone qe eshte besnik. Prej tyre jane Ebu Zur’a, Jakubi, Ibn Hiban, Nesai, Ibn Haxher El Askalani, Dhehebiu etj, prandaj dhe Ahmed ibn Shakir tha se hadithi eshte i sakte. Ne kete hadith duket qarte se daullja eshte haram dhe siç dihet, daullja eshte vegel muzikore.

4. Abdullah bin Amir bin As transmeton se Profeti s.a.u.s ka thene:

“Allahu i madheruar e ka bere haram alkolin, kumarin, daullen, gubejren (pije dehese qe behet prej misrit) dhe çdo dehes eshte haram”.

Ky hadith ka tre zinxhire transmetimi, njeri pre tyre eshte i sakte dhe dy prej tyre jane te dobet. Transmetuan Ebu Daudi, Bejhakiu, Ibn Abdul Berr, Tahaui, Jakub el Feseui dhe El Mizzi. E saktesoi hadithin Albani. Kush do me teper sqarim le te kthehet tek libri i Albanit “Ndalimi i veglave Muzikore”. Ky hadith eshte ngjashem me te parin prandaj ska nevoje per shpejgim.

5. Umran bin Husejn transmeton se Profeti s.a.u.s ka thene:

“Do ndodhin ne ummetin tim akuza (te genjeshterta), shnderrim (ne derra e majmune) dhe shembje (toke). Thane:- O i derguar i Allahut, kur? Tha,- kur te shfaqen veglat muzikore, te shtohen kengetaret dhe te pihet alkoli.”

(Transmetuan Tirmidhiu, Ibn ebi Ed Dunia, Ebu Amr Eddani dhe Ibn Nexhxhari ).

Ne nje tjeter transmetim te sakte thuhet: “Do ndodhin ne fundin e ummetit tim shembje, akuzime dhe shnderime. Thane, – pse o i derguar i Allahut? Tha,- se do te mbajne kengetare ( per te degjuar) e do te pijne alkoolin.”

Albani thote se hadithi eshte i sakte.

Gjithashtu ne kete hadith duket qarte se veglat muzikore ( d.m.th degjimi dhe perdorimi i tyre) dhe kengetaret (d.m.th degjimi i kengeve te tyre) jo vetem qe jane haram, por kane edhe ndershkim qe ne kete bote.

Ne fund te ketyre haditheve po permendim fjalen e Albanit: “Dijetaret e hadithit kane vendosur rregulla te rendesishme per te ruajtur trashegimine profetike, qe te mos shtohet ne te e as te mos pakesohet, sepse siç nuk lejohet te genjesh duke e bere fjale profetike ate qe s’e ka thene Profeti s.a.u.s, nuk lejohet te lihet pas dore ajo qe ai ka thene. E verteta eshte midis ketyre dy ekstremeve siç ka thene Allahu i madheruar:

“Keshtu pra ju beme Juve popull te mesem”.

Natyrisht qe te jesh mesatar e larg ekstremizmit ne kete çeshtje, duhet dije e marre prej te pareve. E nuk arrihet dija e marre me injorance e ndjekje deshirash (ky hadith i dobet e ky i sakte se keshtu me pelqen), por kjo dije arrihet me te kuptuarit e drejte te hadithit te Profetit s.a u.s. Si rezultat, nuk mund ta beje kete gje prej dijetareve te fikhut vetem ai qe eshte dijetar ne fushen e hadithit… te cilet i ka permendur Profeti s.a.u.s. ne nje hadith ku thuhet: “Allahu nuk e merr dijen duke e nxjerre ate prej njerezve, por e merr ate duke i vdekur dijetaret, derisa nuk le asnje dijetar. Atehere njerezit vene ne krye njerez injorante te cilet do te japin pergjigje me injorance. E keshtu, i humbin vetet e tyre e edhe te tjeret.

Transmetoi Buhariu.

Prandaj Shejhul Islam Ibn Tejmije ka thene: “Siç nuk i merret per baze fjala atij qe nuk njeh argumentet, ashtu nuk i merret per baze fjala atij qe nuk ka dije ne fushen e hadithit. Jo vetem te kete dije, por te jete dijetar, ose te ndjeke mendimin qe kane rene dakord te gjithe dijetaret per saktesine e tij”.

Dhe nje prej gjerave qe nuk i fshihen asnje prej dijetari, eshte se renia dakord e dijetareve eshte e mbeshtetur ne fjalen e Allahut:

“Pyesni ata qe zoterojne dhikrin ( Kuran, synet) nese nuk e dini”.

Prandaj ai qe nuk eshte dijetar ne fushen e hadithit, nuk e dallon dot hadithin e sakte nga ai i dobet. Prandaj nuk lejohet per te ta perdore nje hadith si argument, vetem pasi ka pyetur dijetaret e hadithit. Ky eshte kuptimi i drejtperdrejte i ajetit. E jo me ta saktesoje apo ta dobesoje me injorance sic ka bere Gazali e te tjere prej atyre qe pretendojne se kane dije.

Dua te them se keta nuk duhet tu hipin kokave te tyre e te dobesojne nje lloj hadithi qe dijetaret e quajne hasen ose sahih jo ne vetvete (dmth behet sahih ngaqe ka shume rruge transmetimi) siç eshte hadithi i peste, sepse nje prej rregullave te dijetareve thote: “Forcohet hadithi i dobet kur ka shume rruge transmetimi”. Dhe bazohet tek fjala e Allahut te Madheruar: “Nese humb njera prej tyre, e perkujton tjetra”. Dhe nuk mund te zbatoje kete rregull vetem se pak prej atyre qe merren me hadithin, sepse ky rregull ne zbatimin e tij kerkon nje horizont shume te gjere ne fushen e hadithit, ngaqe librat qe pasqyrojne vetem fillimin e hadithit, ne shumicen e rasteve nuk te ndihmojne. (mbaroi fjala e Albanit)

Disa ethere te sakta qe flasin per muziken:

-Abdullah Ibn Abassi per ajetin e sures Llukman thote: “Ka zbritur per muziken”. (Sakteson Albani)

-Abdullah Ibn Mes’udi kur u pyet per kete ajet tha: “Eshte muzika per ate ne dore te te cilit eshte shpirti im”. Dhe e perseriti kete tri here.

-Shuajb Bin Jesar thote: Pyeta Ikrimen per kete ajet dhe tha: “(Fjalet boshe)jane muzika . Hasen.

Transmetuan Buhariu, Ibn Xherir, Ibn Ebi Shejbe, Ibn Ebi Ed-Dunia dhe Bejhakiu.

-Abdullah Ibn Mes’udi thote: “Muzika mbin hipokrizine ne zemer”.sahih

Ky ether konsiderohet fjale e Profetit s.a.u.s, sepse Ibn Mesudi nuk mund ta thote kete nga mendja e tij. Nje rregull qe e kane vene dijetaret ne lidhje me hadithet thote: “Çdo fjale e sahabeve qe ka te beje me gjera te fshehta, konsiderohet hadith megjithese sahabi mund te mos thote: – kam degjuar Profetin. Pra, llogjikisht nuk mund ta thote nga vetja e tij, nese futet tek gajbi, sepse sahabet jane te gjithe besnike e nuk shpifin.

Mendimet e dijetareve ne kete çeshtje.

1. Medhhebi Hanefi.

Ebu Hanife e urrente muziken dhe e konsideronte ate prej gjynaheve.

Medhhebi Hanefi eshte nje nga medhhebet me te rrepta ne kete ceshtje .

Kane thene qarte dijetaret e medhhebit Hanefi, se te gjitha veglat muzikore jane haram. Degjimi i muzikes e nxjerr njeriun nga rruga e drejte e ben (fasik) nuk pranohet si deshmitar, madje kane thene se te degjuarit e muzikes me kenaqesi, eshte kufer

2. Medhhebi Maliki.

Imam Maliku e ka ndaluar te degjuarit e muzikes.

U pyet Imam Maliku per muziken qe degjonin banoret e Medines dhe tha: “Kete gje tek ne e bejne te prishurit”. Sened sahih (Albani)

U pyet njehere Imam Maliku: -E lejoni muziken ju?

Tha: “Allahu na ruajtet, kete nuk e ben askush tek ne pervec te prishurve”. Sened sahih (Albani)

3. Medhhebi Shafi.

Imam Shafiu thote: “Muzika eshte argetim i urryer, i ngjan te kotes.

E kush e degjon shume behet mendjelehte, nuk i pranohet deshmia”.

Imam Shafiu thote: “Kam lene ne Irak nje gje qe e kane shpikur Zindiket (ata qe hyjne ne islam per ta prishur ate) e quajne ate tegbir ( qe do te thote ti biesh daulles me nje shkop).

( E benin kete gje Sufijte, duke e shoqeruar me vjersha e duke e perdredhur zerin).

Ebu Beker bin Muhamed bin Mudhafir thote: “Nuk lejohet muzika, as te degjuarit e saj e as te renit e daulles. E kush thote se Imam Shafiu e ka lejuar muziken, ka shpifur.

4. Medhhebi Hanbeli.

Abdullahi, i biri i Imam Ahmedit thote: “E pyeta babain per muziken dhe me tha: “Muzika mbin hipokrizine ne zemer dhe nuk me pelqen”. E me pas permendi fjalen e Imam Malikut: “Ate e bejne njerezit e prishur tek ne”.

Ibn El Mutahir, i cili eshte prej shijave, ka thene se Ehli Suneti e lejon muziken. Prandaj e pergenjeshtroi Ibn Tejmije duke thene: “Kjo eshte genjeshter ndaj dijetareve te kater medhhebeve, sepse ata kane rene dakord qe veglat muzikore jane haram”.

Përgatit dhe përshtati: Nexhat Ceka

You may also like...