A lejohet që ushqimet e mbetura të hudhen aty ku hudhen mbeturinat tjera?

01 - Pyetje-pergjigjeA lejohet hudhja e ushqimeve t të mbetura, në vendet ku hudhen mbeturinat?

Pyetja:
-Sa i përket ushqimit të mbetur, disa njerëz e vendosin nëpër kutija, apo diçka të ngjajshme me të dhe i lënë në rrugë që t’i hanë kafshët, por kur vijnë punëtorët që kujdesen për pastërti, i hudhin te mbeturinat tjera, andaj pyetja ime është:
– A lejohet që ushqimet e mbetura të hudhen aty ku hudhen mbeturinat tjera?

Përgjigje
-Është obligim që këto ushqime tu dorëzohen të varfërve nëse është mundësia të gjenden të tillë, e nëse nuk gjenden të varfër, atëherë vendosen në ndonjë vend larg prej vendeve që mund të ndodhë ndonjë veprim i lartëpërmendur, me qëllim që t’i hanë kafshët, e nëse nuk ka mundësi një gjë të tillë, atëherë është obligim që të vendosen nëpër kutija apo në qese dhe pastaj çdo komunë duhet që t’i urdhërojë punëtorët e tyre që këto ushqime të vendosen nëpër vende të pastërta, që t’i hanë kafshët apo t’i merr dikush për kafshët e tij.

Përktheu dhe përshtati:
Mujdin Xh. Xhaferi
25.03.2013
13.05.1434 H

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroft!-
-Mexhmul Fetava, vëllimi 23.

You may also like...