A lejohet ta posedojmë inxhilin që të dim mbi Isain a.s.

Pyetje-pergjigjeËshtë pyetur Ibn Uthejmini-Allahu e mëshiroftë: A i lejohet besimtarit ta posedon inxhilin që ta din fjalën e Allahut ndaj robit të Tij, të dërguarit të Tij Isait-paqa e Allahut qoftë mbi të?

Përgjigje: Nuk lejohet që besimtari të ruan librat e më parshëm karshi Kuranit qoftë ai inxhili apo teurati edhe për atë për dy shkaqe:
1. Sepse çdo gjë që ka të dobishme në të, Allahu atë e ka treguar në Kuran.
2. Ajo çfarë gjendet në Kuran mjafton për të gjithë librat tjerë sepse thotë Allahu në Kuran:” Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument që të është vërtetues i librave të mëparshme. Ai e zbriti më parë Tevratin dhe Inxhilin”.[1] Gjithashtu Allahu thotë:” Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritëm librin (Kuranin) e vërtetë që është vërtetues i librave të mëparshme dhe garantues i tyre. Gjyko, pra, mes tyre me atë që Allahu e zbriti, e mos pëlqe epshet e tyre e të largohesh nga e vërteta që i erdhi. Për secilin prej jush, Ne caktuam ligje program (të posaçëm në çështje të veprimit). Sikur të donte Alahu, do t’ju bënte një popull (në fe e sheriat), por deshi t’ju sprovojë në atë që iu dha juve, andaj ju (besimtarë) përpiquni për punë të mira. Kthimi i të gjithë juve është te Allahu, e Ai do t’ju njoftojë me atë që kundërshtoheshi”.[2] Andaj çdo e mirë në librat tjerë egziston në Kuran.
Ndërsa ai i përket fjalës së pyetësit se ai dëshiron ta dijë fjalën e Allahut në lidhje me robin e Tij të Dërguarin e Tij Isaun-paqa e Allahut qoftë mbi të, për këtë na mjafton ajo që na e ka treguar Allahu në librin e Tij. Kështu që nuk kemi nevojë të hulumtojnë tjetërkund, si dhe inxhili i cili është sot në duart të krishterëve është i deformuar, i devijuar. Argument për këtë është se të katër librat e inxhilit janë në kundërshtim me njëra tjetrën, pra nuk janë të njëkuptimtë kështu që nuk mund të mbështetemi në to.
Ndërsa sa ju përket nxënësve të dijes të cilët mund ta dallojmë të vërtetën nga e kota, për to nuk është problem ta din se çfarë shkruan në të, kështu që të kundërshtojnë pasuesit e saj, duke treguar për mosvërtetësinë në të.[3]

Përgjigjet: Muhamed Salih el-Uthejmin

Përktheu: Nexhat Ceka

[1] Ali Imran:3

[2] Maide:48

[3] “Mexhmu fetava” Muhamed ibn Salih el-Uthejmin 1/32 fetvaja nr. 5.

You may also like...