A lejohet therja e deles apo pulës për shtëpi të re para hyrjes në të për banim?
Therja e deles apo pulës për shtëpi të re para hyrjes në të për banim
Pyetësi:
A lejohet që të theret dele apo pulë për shtëpinë e re, para hyrjes në të?
Përgjigje:
Nëse therësi beson se kjo dele apo kurban e mbron nga xhinët, apo diçka e ngjajshme me të, nuk lejohet, mirëpo nëse ther për familjen e tij dhe i mbledh fqinjët e tij si falemenderim ndaj Allahut dhe përgatit drekë për ta, atëherë këtu nuk ka gjë të keqe dhe është një vepër dhe mënyrë e mirë për ta falemenderuar Allahun subhanehu ve teala për këtë begati, mirëpo nëse ther pulë apo ndonjë kurban tjetër te themelet e shtëpisë apo pas mbarimit të saj, nga friga prej xhinëve, ose beson se ky kurban i largon xhinët dhe se ka mundësi të arrijë diçka atëherë kjo bidat (risi) dhe si e tillë nuk lejohet.
Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:
Mujdin Xh. Xhaferi
26/03/2013
Përktheu dhe përshtati:
Mujdin Xh. Xhaferi
05.03.2013
13.05.1434 H