A mund të na thoni diçka mbi etikën e namazeve të teravive?

1 -Pytje pergjigje
A mund të na thoni diçka mbi etikën e namazeve të teravive?

Teravitë: janë falja e namazit të natës me xhemat në Ramazan. Koha për të është që pas namazit
të Jacisë e deri në namazin e Sabahut. I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin
mbi të) ka nxitur në faljen e namazit të natës ku dhe thotë: “Ai që e falë Ramazanin me besim
dhe llogarit shpërblimin do t’i falen mëkatet e mëparshme”. Buhariu transmeton nga
Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të) se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të)
është falur një natë në xhami dhe me të janë falur disa njerëz. Pastaj është falur edhe të nesërmen
dhe njerëzit janë shtuar. Natën e tretë apo katërt u mblodhën por, ai nuk iu doli atyre e në mëngjes
iu tha: “Ju kam parë se u mblodhët dhe nuk më ma penguar të dal vetëm se frika se mos
po iu obligohet juve.” Dhe kjo në Ramazan.

Synet është të përkufizohet në njëmbëdhjetë rekate ku jep selam pas çdo dy rekateve, ngase
Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të) është pyetur: “Si ishte namazi i Pejgamberit (paqja dhe
mëshira e Allahut qoftë mbi të) në Ramazan? Ajo ka thënë: “Nuk ka shtuar në Ramazan e as
jashtë tij me tepër se njëmbëdhjetë rekate.” [Buhariu dhe Muslimi]
Në Muveta transmetohet nga Muhamed b. Jusufi (e ai është i besueshëm) e ai nga Saib b. Jezid (e ai
është sahabijj): “Se Omer b. Hattabi (Allahu qoftë i kënaqur me të) e ka urdhëruar Ubejj
b. Kabin dhe Temim Ed Darijj që t’ua falin namazin e natës njerëzve nga njëmbëdhjetë
rekate.”

Edhe nëse shton më tepër se njëmbëdhjetë rekate nuk është problem, ngase Pejgamberi (paqja
dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) është pyetur për namazin e natës dhe ka thënë: “Namazi i
natës falet dy nga dy e kur dikush prej juve t’i frikësohet agimit le ta falë një rekat, të
jetë tek i asaj që ka falur më herët.” [Buhariu dhe Muslimi]

Por, kujdesi për numrin i cili është përmendur në synet duke i falë ngadalë dhe duke i zgjatur aq sa
nuk iu vjen njerëzve rëndë është më mirë dhe më e plotë.
Ndërsa shpejtimi i disa njerëzve gjatë faljes së tyre është në kundërshtim me atë që është e lejuar.
E nëse shpejtimi shpien në mos kryerjen si duhet të ndonjë rukni( shtylle të namazit) apo vaxhibi,
kjo e prishë namazin.

Shumë imamë nguten në namazin e teravive e kjo është gabim sepse, imami nuk falet vetëm për
veten e tij por, edhe për të tjerët e ai i ngjan kujdestarit e për këtë duhet të bëjë atë që është më e
mira. Dijetarët e kanë përmendur se për imamin është mekruh (e papëlqyer) të shpejton gjatë
faljes sa që e pengon xhematin të veprojnë atë që është synet gjatë namazit. E si është puna e atij
që shpejton sa që i pengon xhematin të veprojnë atë që është vaxhib.

Njerëzit duhet të kujdesen për faljen e teravive dhe të mos i humbin ato duke u falur gjatë natës
nga një xhami në tjetrën, ngase ai që falet me imamin derisa ta kryej namazin i shkruhet sikurse të
jetë falë tërë natën edhe nëse më pas flenë në shtratin e tij.
Lejohet prezenca e grave në namazin e teravive nëse sigurohen nga fitneja (sprovat) me kusht që
të dalin duke u kujdesur për rregullat islame të veshjes, e jo të zhveshura apo të parfumosura.

Pëegjigjet: Shejh Muhamed Salih el-Uthejmin – Allahu e mëshiroftë.
Marrë nga: xhamitetiranes.com

You may also like...