A mund të na tregoni si ti shërojmë zemrat nga ngurtësimi?

Shkaqet e ngurtësimit të zemrës dhe shërimi prej saj?

Pyetje:
-Si të shërohemi nga ngurtësimi i zemrës, dhe cilat janë shkaqet e ngurtësimit të saj?

Përgjigje:
-Shkaqet e ngurtësimit të zemrës janë mëkatet, neglizhenca e shumtë ndaj fesë, shoqërimi me shokë që gjithashtu janë neglizhent ndaj Islamit, dhe që janë të prishur, të gjithë këta janë nga shkaqet e ngurtësimit të zemrës.
-Shkaqet deri te arritja e shërimit të zemrës së ngurtë në zemrë të butë, të shëndoshë, të pastër dhe të qetë është nënshtrimi ndaj Allahut të Lartësuar, shoqërimi me shokë të devotshëm, ruajtja e kohës duke bërë përmendur Allahun e Lartësuar, leximi i Kur’anit dhe largimi nga shokët e këqinj, këta janë disa shkaqet, që të zbutet zemra, Allahu i Lartësuar thotë:
“Pra me përmendjen e Allahut, qetësohen zemrat”

01 - Pyetje-pergjigje

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:
Mujdin Xh. Xhaferi
04/04/2013
23/05/1434 h

You may also like...