Abdesti – marrja, prishja dhe mekruhet e tij (3) – 5

Abdest-6Si meret abdesti ?
Ai i cili dëshiron të mer abdest vepron si në vijim :

Bën “Bismilah”, derdh ujë mbi duart e tij si dhe njëkohësisht gjatë fillimit bëhet edhe nijeti për abdestin, pastaj i lan duart tri herë, pastaj fut uji në gojë dhe hundë duke me një grusht uje në qoftëse mundet,përndryshe e ndan larjen e gojës dhe hundes veçmas, pra njëherë e fut ujin në gojë e më pas e fut në hundë kështu vepron tri herë. Pas kësaj e lan fytyrën tri herë dhe atë prej vendit ku fillon dalja e flokëve e deri në fund të mjekrës për së gjati, kurse për së gjëri prej në vesh e deri në vesh. Pas kësaj i lan krahët deri mbi bëryla duke i fërkuar madje edhe duart dhe gishtërinjtë tri herë, në fillim krahun e djathtë tre herë e më pas krahun e majtë poashtu tre herë. Pastaj i jep mes’h kokës një herë prej fillimit të kokës e deri në fund të saj (qafë) dhe pasi që i çon duart deri në qafë i kthen përsëri deri në fillim të saj, pas pa i lagur duart të lahen veshët brenda dhe jashtë, pra me ujin që i ka mbet në duar pas marjes së mes’hit, ose mund edhe të mar ujë të ri. Në fund i lan këmbët tri herë, në fillim këmbën e djathtë tre herë e pas saj të majtën tre herë, duke i larë deri mbi zogjtë e tyre, duke mos haruar fërkimin edhe ndërmjet gishtërinjëve, e pas kësaj thotë: Eshhedu en La ilahe il-Allahu vahdehu la sherike leh ve eshhedu ene Muhameden abduhu ve resuluhu, Allahume xhealni minet-tev-vabin ve xhealni minel-mutetahirin.

Ç’ka e prish abdestin :

1.Çdo gjë çfarë del prej dy vrimave – organeve gjenitale dhe vrimës anale, qoftë pak ose shumë qoftë urinë, nevojë e madhe, medhi, vedi apo gazra, ngase i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, i ka quajtur “hadeth – prishës”, kur thotë:” Allahu nuk e pranon namazin e ndonjërit prej jush kur ta prish abdestin derisa të marë abdest.”

2. Gjumi i thellë i rëndë në të cilën njeriu e humbë vetëdijen dhe nuk mund të rijë ulur mbi tokë. i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Syri është mbajtës i vrimës anale dhe kush fle le të mar abdest.”

3. Prekja e organit gjenital me dorë apo me gishtërij pa mbulesë, sepse i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Kush e prek organin e tij le të mar abdest.”

4. Humbja e vetëdijes apo shqisave qoftë me çmendje, alivanosje, dehje, qoftë ajo përmes barnave qoftë kha pak apo shumë, pa marë parasysh a mund të qëndrojë mbi tokë apo jo, sepse humbja e vetëdijes në këto raste është shkak që besimtari nuk e dinë se çfarë mund ti ketë ndodhur gjatë asaj kohe. Pra në këtë kohë mund ti kenë dalë gazra pa e dalluar fare apo edhe të ketë urinuar apo diçka tjetër, madje për këtë janë të pajtimit të gjithë dijetarët se e ka obligim të marë abdest ai i cili e ka humbur vetëdijen.

5. Prekja e gruas me epsh, argument për këtë është ajo çfarë është argument për prekjen e organit gjenital, pra se jemi të urdhëruar të marim abdes, sepse prekja e organit çon në nxitjen e epshit, i këtij mendimi ështëAbdullah ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë : “ Puthja e gruas dhe prekja e saj llogaritet prej mulameses .Kush puth gruan e tij apo e prek me epsh le të mar abdest.

6. Rideja – dalja nga feja, kur njeriu bëhet renegat – Allahu na ruajtë nga kjo , kjo ndodh kur njeriu bën diçka që e nxjer prej islamit qoftë më gojë, vepër apo me zemër qoftë kjo edhe me dyshim. E kush bie në një nga negacionet e islamit i prishet abdesti dhe i prishen të gjitha punër tjera edhe në qoftë se kthehet në islam, nuk falet para se të marë abdest, pasi që thotë Allahu në Kuran : ” Kush bën kufër pas besimit ai i ka asgjësuar veprat e tij.” Gjithashtu edhe fjala tjetër e Allahut : ” Në qoftë se bën shirk do të asgjësohet puna yte.”

7. Ngrënia e mishit të devesë, njëri prej sahabëve e pyeti të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, duke i thënë: A të marim abdes pas ngrënies së mishit të dhenve? – i tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Nëse do mer, nëse do mos mer.” – i tha sahabiu : ” A të marim abdes pas ngrënies së mishit të devesë? – Ia ktheu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, duke i thënë : ” Po, mer abdes pas ngrënies së mishit të devesë.”
Imam Neveviu-Allahu e mëshiroftë thotë : Ky mendim është me argument më i fortë edhe pse shumica e dijetarëve janë në kundërshtim me këtë mendim, pra se ngrënia e mishit të devesë nuk e prish abdesin, siç mendojnë shumica e ulemave prej sahabëve dhe tabiinëve e në krye të tyre kalifët e drejtë, të cilët thonin se ngrënia e mishit të devesë nuk e prish abdesin, argument i tyre ishte se mendonin se ky hadith është i deroguar, pra i shfuqizuar.

Mekruhet – gjërat e urejtura gjatë abdestit :

1. Lënia e një suneti apo më shumë suneteve të abdestit sepse kjo çon deri në zvoglimin e shpërblimit dhe kryerjes së punës me mangësi.

2. Marja e abdestit në vende të fëlliqura, ku ke frikë se mund të njollosesh me fëlliqësira.

3. Të derdhet uji pa nevojë ,kjo sepse i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka marur abdest me një mud – enë që nxë përafërsisht 510 ml ujë. Kurse harxhimi pa nevojë është e ndaluar në çdo gjë.

4. Larja e gjymtyrëve të trupit më shumë se tre herë, sepse i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka marë abdest dhe i ka larë gjymtyrët nga tri herë dhe ka thënë : “ Ky është abdesti dhe kush shton ma tepër se kjo ka bërë keq, e ka tepruar dhe ka bërë padrejtësi ”.

5. Përplasja e ujit për fytyre gjatë larjes së saj, sepse kjo e prish etikën e abdestit madje kjo është përngjasim me atë që i bie fytyrës kur e humbë një të afërm apo të dashur.

 

Shkëputur nga libri “Pesë kushtet e fesë”
Redaktues: Shejh Abdullah ibn Xhibrin-Allahu e mëshiroftë
Përktheu: Nexhat Ceka

You may also like...