Abdesti, vlera dhe farzet e tij (1) – 3

AbdestiAbdesti

Argumentet për obligimin e tij legjislativ është :

1. Nga Kurani, Allahu thotë : ” O ju të cilët keni besuar kur të çoheni për namaz lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri mbi bëryla dhe jepni mes’h kokave tuaja dhe lani këmbët deri në zogj.”

2. Nga suneti, fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ku thotë : “Allahu nuk e pranon namazin e ndonjërit prej jush kur ta prish abdesin derisa të marë abdest.”

3. Ixhmaja – konsesusi, janë të pajtimit të gjithë dijetarët për obligueshmërinë e abdestit për faljen e namazit nga kohët e hershme e deri në kohën e sotshme duke, madje kjo është çështje e pandashme nga islami, e njohur tek gjith muslimanët si gjë e njohur e patjetërsueshme.

Vlera e abdestit :

Për vlerën e abdesit ka shumë hadithe, kurse ne do ti cekim vetëm disa prej tyre :

1. I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ka thënë : ” A doni t’ju tregoj me çka Allahu i shlyen mëkatet tuaja dhe ua ngrit gradat (në xhenet)? – Thanë sahabët : Po o i Dërguari i Allahut. – Atëherë i Dërguari i Allahut tha : ” Marja e abdesit siç duhet në vështirësi, hapat e shumtë për në xhami dhe pritja e namazit në xhami nga namazi në namaz. Kjo është si pregaditja për xhihad, kjo është si pregaditja për xhiha,kjo është si pregaditja për xhihad ”.

2. I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të thotë : ” Kur të mar abdes ndonjëri prej jush dhe e lan fytyrën e tij, i bien mëkatet prej fytyrës së tij madje çdo mëkat të cilin e ka bërë me shikimin e tij me pikën e fundit të ujit, kur i lan duart e tij i bien të gjitha mëkatet që i ka bërë me duart e tij me pikën e fundit të ujit dhe kur i lan këmbët e tij i bien të gjitha mëkatet ku ka ecur me këmbët e tij me pikën e fundit të ujit derisa del i pastër prej mëkateve.”

Farzet e abdestit :

1. Nijeti – qëllimi : Është qëllimi, vendosja me zemër për të marë abdest duke e çuar në vend urdhërin e Allahun dhe duke kërkuar kënaqsinë e tij,duke u bazuar për këtë në fjalën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të:” Veprat janë sipas qëllimit…”
2. Larja e fytyrës një herë prej pjesës më të lartë të ballit deri në fund të saj që këtu llogaritet deri nën nofullën e poshtme për së gjati, kurse për së gjëri prej vesh e deri në veshin tjetër, sepse Allahu thotë në Kuran : ” Lani fytyrat tuaja”

3. Larja e duarve me gjithë bërylat, sepse Allahu thotë në suren Maide : ” Duart tuaja me gjithë bërylat”

4. Dhënia mes’h kokës prej ku fillojnë flokët deri në qafë (ku mbarojnë flokët), sepse Allahu thotë në Kuran : ” dhe jepni mes’h kokave tuaja.”

5. Larja e këmbëve deri në zogjtë e këmbëve, Allahu thotë : ” dhe këmbët tuaja deri në zogun e tyre.”

6. Rënditja gjatë larjes së këtyre pjesëve të trupit duke e larë : Në fillim fytyrën, pastaj duart, pastaj i jepet mes’h kokës dhe në fund lahen këmbët ,sepse kjo radhitje kështu gjendet në ajetin Kuranorë të sures Maide.

7. Mosndërprerja gjatë marjes së abdestit : Që do të thotë të marrë abdest duke mos e ndërprerë abdesin për një kohë,e pastaj të vazhdoj. Sepse ta ndërpresish adhurimin pasi e ke filluar është e ndaluar, pasi që Allahu thotë në Kuran:” Dhe mos i prishni punët tuaja.” Përveç ndërprerjes së shkurtë ajo nuk prish punë.

Shkëputur nga libri “Pesë kushtet e fesë”
Redaktues: Shejh Abdullah ibn Xhibrin-Allahu e mëshiroftë
Përktheu: Nexhat Ceka

You may also like...