Agjërimi vullnetarë (VI)

16 – Agjërimi vullnetarë :Ramazani-5

I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka bërë nxitje për agjërimin e këtyre ditëve si në vijim :

1. Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit – duke u argumentuar me fjalën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, i cili ka thënë : ” Kush agjëron ramazanin, pastaj pas tij i agjëron gjashtë ditë të Shevalit i llogaritet sikur ta ketë agjëruar tërë vitin.[1]

2. Agjërimi i ditës së hënë dhe të enjte – ngase transmeton Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se : ” I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka agjëruar më shumë ditën e hënë dhe të enjte kur është pyetur se pse vepron kështu.” – ka thënë : ” Sepse veprat shfaqen dhe ngriten gjatë çdo ditë të hënë dhe të enjte dhe Allahu e fal çdo musliman ose çdo besimtarë përveç atyre që nuk flasin me njëri tjetrin, Allahu thotë : Këta dy vononi derisa të pajtohen.[2]

3. Agjërimi i tre ditëve të bardha gjatë çdo muaji hënor – argument për këtë është fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Agjërimi i tre ditëve gjatë çdo muaji llogaritet si më agjëruar çdo herë, e ato janë ditët e bardha: dita e 13, 14 dhe e 15.[3]

4. Agjërimi i ditëve të para të Dhulhixhes – kjo bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Ditët më të dashura për të bërë vepra të mira te Allahu janë këto ditë (dhjetë ditët e para të muajit Dhulhixhe).” – I thanë: O i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, as xhihadi në rrugën e Allahut? – U tha : ” As xhihadi në rrugën e Allahut.” – Pastja shtoi dhe tha  : ” As xhihadi në rrugën e Allahut përpos atij i cili del me pasurinë dhe veten e tij dhe nuk kthehet prapa në shtëpi me diçka.[4]

Kurse më e dalluara për tu agjëruar nga këto ditë është dita e Arafatit e cila është dita e nëntë e muajit Dhulhixhe, ky agjërim është valid vetëm për ata që nuk janë në haxh, kurse haxhiu është sunet që të mos e agjëron këtë ditë ngase i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Agjërimi i ditës së Arafatit i fal mëkatet e dy viteve, vitit që ka kaluar dhe vitit që vin.[5]

5. Agjërimi në muajin Muharem – pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, kur është pyetur se cili agjërim është më i vlefshëm pas Ramazanit?ka thënë : ” Agjërimi në muajin e Allahut të cilin ju e thërisni Muharem.[6]

6. Agjëirmi i ditës së Ashurasë – kjo është dita  e dhjetë e muajit Muharem, për këtë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Agjërimi i ditës së Ashurasë i falë mëkatet e vitit të kaluar.[7] Gjithashtu është e pëlqyeshme që ditës se 10 ti shtohet dita e 9 duke i kundërshtuar me këtë gjest çifutët dhe krishterët sepse kur i kanë treguar të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, se ditën e 10 të Muharemit e madhështojnë çifutët dhe krishterët, ka thënë : ” Poqëse jetoj deri në vitin e ardhshëm nëse don Allahun, do ta agjëroj edhe ditën e nëntë.” Mirëpo vitin tjetër i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të,vdiq e nuk ariti që ta agjëroj atë ditë porse neve na mjafton hadithi i tij për agjërimin e një ditë përpara ose prapa.[8]

17 – Ditët në në cilat ndalohet agjërimi :

1. Dy Bajramet – dita e parë e Fitër Bajramit dhe dita e parë e Kurban Bajramit ngase Omer ibn Hatabit ka thënë : ” Dy ditë na ka ndaluar i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ti agjërojmë, ditën e Fitër Bajramit dhe kurban Bajramit.[9]

2. Tre ditët e teshrikut – Këto janë dita e 11, 12, 13 e muajit Dhulhixhes ngase i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e ka dërguar Abdullah ibn Hudhafe-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ti lajmëron njerëzit në Mina me fjalët : ” Mos i agjëroni këto ditë sepse këto janë ditë të ngrënies pirjes dhe të përmendurit të Allahut të Lartësuar.[10]

Prej këtij hadithi veçohet haxhiu i cili e ka llojin e haxhit temetu dhe kiran poqëse nuk ka çfarë të therë  për kurban gjatë peligrinazhit të haxhit.

3. Ditët e menstruacioneve dhe lehonisë tek gratë – pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Gratë kur janë në menstruacione as nuk falen e as nuk agjërojnë, kjo është dobësia e fesë së tyre.[11]

Egziston ixhmaja janë të pajtimit të gjithë dijetarëve se gruas në menstruacione dhe gjatë periudhës së lehonisë, nuk i pranohet agjërimi.

4. Agjërimi i gruas duke qenë burri i saj prezent pa lejen e tij – pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Le të mos agjëroj ndonjë grua duke qenë burri i saj prezent përpos se me lejen nga burri i saj, përveç se në Ramazan.[12]

18 – Ditët të cilat është mekruh, e papëlqyer agjërimi në to :

1. Dita e Arafatit – kjo vlen vetëm për atë që qëndron në Arafat gjatë haxhit pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Dita e Arafatit, dita e kurban Bajramit dhe ditët e teshrikut janë festat e pronarëve të islamit këto ditë janë ditë të ngrënies dhe pirjes.[13]

2. Agjërimi tek i ditës Xhuma – I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Mos e agjëroni ditën e xhuma vetëm në qoftë se ia shtoni një ditë para ose një ditë pas.[14]

3. Agjërimi tek i ditës së shtunë – ngase i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Mos agjëroni gjatë ditës së shtunë përpos agjërimit farz edhe poqëse nuk keni për të ngrënë vetëm se cipën e rrushit apo lëvoren e drurit, le ta përtyp atë (që të mos e agjëron atë ditë).”[15]

4. Agjërimi gjatë tërë vitit pandërprerë – pasi i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Ai i cili agjëron pandërprerë nuk ka agjëruar.[16] Po ashtu ka thënë : ” Ai i cili agjëron çdo herë, as që ka agjëruar e as që ka çelur iftar.[17]

5. Agjërimi i dy ditëve pandërprerje pa çelur iftar – i cili quhet visal pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Kini kujdes nga agjërimi visal – agjërimi dy ditor rend pa çel iftar.[18] Gjithashtu ka thënë : ” Mos agjëroni dy ditë pa çel iftar ndërsa ai i cili dëshiron të agjëron visal le të agjëron deri në syfyr.”[19]

6. Agjërimi i ditës së dyshimtë – e cila është dita e 30 e muajit Shaban bazuar kjo fjalën Amar ibn Jasirit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë : ” Kush e agjëron ditën e dyshimt e ka kundërshtuar ebul Kasimin (të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të).”[20]

I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Mos i paraprini Ramazanit duke agjëruar një apo dy ditë para tij përveç rastit kur është ndonjë person që agjëron rregullisht.[21]

Shkëputur nga libri “Komentimi i pesë kushteve të fesë”
Dr. Seid el Vehf el-Kahtani
Përktheu: Nexhat Ceka


[1] Transmeton Muslimi.

[2] Transmeton Ahmedi kurse hadithi është sahih.

[3] Transmeton Nesaiu e të tjerë kurse hadithi është hasen.

[4] Transmeton Buhariu.

[5] Transmeton Muslimi.

[6] Transmeton Muslimi.

[7] Transmeton Muslimi.

[8] Transmeton Muslimi.

[9] Transmeton Muslimi.

[10] Transmeton Ahmedi dhe të tjerë kurse hadithi është sahih, baza e hadithit është në “Sahihul Muslim”.

[11] Transmeton Buhariu

[12] Mutefekun alejhi, kjo ndalesë në këtë hadith është ndalesë haram, rreptësisht e ndaluar ky njëherit është edhe mendimi i shumicës së dijetarëve, këtë mendim e kanë zgjedhur më të saktë edhe imam Neveviu dhe Ibn Haxheri.

[13] Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu e të tjerë kurse hadithi është sahih.Dijetarët kanë thënë: Dita e Arafatit është festë për ata të cilët janë mbledhur gjatë haxhit se bashku në Arafat, ndërsa për sa u përket johaxhive ata tubohen bashkë ditën e Kurbanëve dhe kjo llogaritet edhe festa e tyre.

[14] Mutefekun alejhi.

[15] Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu e të tjerë kurse hadithi është sahih.

[16] Mutefekun alejhi.

[17] Transmeton Ahmedi, Nesaiu e të tjerë kurse hadithi është sahih

[18] Mutefekun alejhi.

[19] Transmeton Buhariu.

[20] Ibn Ruzhdi në “Bidajetul muxhtehid” thotë : Dita e dyshimt sipas shumicës së dijetarëve të cilët janë mendimit se është e ndaluar të agjëruarit e kësaj dite, duke e llogaritur atë prej Ramazanit. Kurse hadithin e transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu e të tjerë ndërsa Tirmidhiu thotë: Hadithi është hasen-sahih, kurse Buhariu e ka përmendur talikan – kur nuk ceken transmetuesit e zinxhirit një apo më shumë.

[21] Transmeton Muslimi.

You may also like...