Akika 2014 – Këshilla dhe vllazëri!

X25hemati në veprim…e radhës Akika në malin Sharr!

Dje sh.q.Horizonti Plus – Tetovë, në një vend tejet të bukur siç është natyra në vendin e quajtur Guri i Sidollit edhe këtë vit, për herë të 4 e realizoi akik[n tradicionale vjetore.
Në të morën pjesë shumë vllezër dhe hoxhallarë të nderuar , ku pas takimit dhe bisedave vllazërore, pas hyrjes së kohsë së drekët u fal namazi me xhemat e pas saj filloj ligjerata e hoxhallarëve.
Në fillim na rikujtoj hoxha Enall Jakupi për vlerën e edukimit e cila është në fazën më kritike tek ne për shkak mos pasjes dhe mos aritjes së disa kushteve themelore kolektive xhematit tonë, sikurse janë çerdhet apo shkollat islame, etj. që na bën neve të investojmë dyfish në këtë rrugë madje ti konsolidojmë rradhët që të gjitha të lartëpëmednurat në një të ardhme të shpejt të bëhen realitet.
Këtë këshillë e plotësoj hoxha Ali Shabani nga Shkupi, i cili na këshilloj për devotshmëri neve të gjithëve si prindër të ardhshëm, madje na foli edhe për mirësitë e islamit që ka kundrejt edukimit të gjeneratave të ardhshme, fe e cila nuk ka lënë jetim në këtë drejtim.
Këshillën e mbylli hoxha nikoqir, molla Ejub Selmani i cili i falenderoj të pranishmit, mysafirët dhe stafin duke na rikujtuar se sa e rëndësishme është që të bëhen organizime të tilla për ta përhapur mesazhin qiellor për të cilin sot kanë nevojë më së shumti njerëzit se kurrë.

Stafi i sh.q.Horizonti Plus- Tetovë

You may also like...