Arafati – Kjo ditë madhështore

HAxh-6Vlerat e ditës së Arafatit:

1. Në këtë ditë është plotësuar feja.

Kjo shpjegohet në disa aspekte:

– Muslimanët nuk e kryenin më parë haxhin, derisa ai u bë detyrim dhe kështu u kompletuan shtyllat e Islamit.

– Allahu i Lartësuar e ktheu në rregullat e Ibrahimit, e mohoi shirkun dhe idhujtarët nuk u përzien më me muslimanët, u rrënuan shenjat e injorancës dhe u ndalua tavafi rreth Qabes lakuriq.

– Pas kësaj dite nuk pati më dispozita mbi hallallin dhe haramin.

2. Në këtë ditë u plotësua dhuntia e Allahut duke realizuar faljen.

3. Është festë për pasuesit e Islamit.

4. Është ditë çift. Allahu i Lartësuar thotë: “Betohem për çiftin dhe tekun.”(Fexhër: 3), kurse teku është dita e Bajramit.

5. Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: Nuk ka ditë më shumë që Allahu liron njerëz nga zjarri sesa në ditën e Arafatit. Ai afrohet dhe pastaj mburret me ta para melaikeve duke u thënë: “Çfarë dëshirojnë këta?” (Shënon Muslimi)

6. Arafati është ndër ditët më të vlefshme. Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: Dita e Arafatit është njëra ndër ditët më të vlefshme. (Shënon Ebu Davudi, Albani e vlerëson sahih.)

7. Është dita e haxhit.

8. Është dita e faljes së mëkateve. Transmetohet në formën mevkuf nga Ibni Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili ka thënë: “Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: Nuk mbetet askush në ditën e Arafatit që ka sado pak iman e të mos jetë falur. Një njeri i tha: “O i Dërguar i Allahut! Ata që janë në Arafat apo njerëzit në përgjithësi?” Tha: Të gjithë njerëzit në përgjithësi. (Shënon Abd bin Hamid në “Musnedin” e tij, 842.)

9. Aliu, biri i Ebu Talibit, thotë: “Nuk ka ditë në tokë që Allahu nuk liron nga zjarri. Kurse dita që lirohen më së shumti është dita e Arafatit. Atëherë shpeshtoni lutjen: “O Allah, liroje qafën time nga zjarri.”

10. Agjërimi i ditës së Arafatit shlyen mëkatet e dy viteve. Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: Për agjërimin e ditës së Arafatit shpresoj se Allahu fal mëkatet e vitit të kaluar dhe të vitit të ardhshëm.” (Shënon Muslimi)

A e ke kuptuar vlerën e kësaj dite?

Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: Për agjërimin e ditës së Arafatit shpresoj se Allahu fal mëkatet e vitit të kaluar dhe të vitit të ardhshëm.” (Shënon Muslimi)

Atëherë së bashku le të bëjmë një llogari: agjërim 12 orë baras me 24 muaj falje.

Agjërim 12 orë = Falje 24 muaj

Le të bëjmë edhe një llogari:

1 orë agjërim = 2-muaj falje

Domethënë për çdo 60 minuta agjërim, 60 ditë falje.

A është ndonjë i mençur që dëshiron ta humbasë minutën? Pa dyshim që jo.

You may also like...