Asketizmi i të parëve tanë – 5

Asketizmi i të parëve tanëFoto-57 – 5

Tregon Ibrahim ibn Shebib ibnu Shejbe dhe thotë: Ditën e xhuma pas namazit të xhumasë tuboheshim në xhami dhe shpesh diskutonim për gjëra të ndryshme, një xhuma erdhi një njeri i varfër, i cili kishte vetëm një rrobë në trup me të cilën e kishte mbuluar trupin e tij, u ul pran nesh dhe diskutoj për një çështje. Kështu që ne filluam të flasim për atë çështje derisa u ngritëm prej atij tubimi. Pastaj erdhi përsëri në xhumanë tjetër dhe pasi që e njohëm u dashuruam në moralin e tij dhe e pyetëm se ku banonte dhe për kunjën e tij (pseudonimin), na tregoj se e thirnin ebu Abdullah. Takimet tona më të u shtuan dhe ne shpesh kishim dëshirë të takoheshim më të në tubime dhe të flasim për çështje të ndryshme fetare. Por pas një periudhe ai filloi të mos paraqitet në tubimet tona. Pasi që ai mungoi për një kohë të gjatë, ne vendosëm që ti bëjmë një vizitë në vendin ku ai jetonte në Harbije. Kur mbëritëm në atë vend pyetëm se ku banonte ebu Abdullahu, pasi që na treguan se ku banon na thanë që të presim po aty se ai se shpejti do të kalon në atë vend. Kur nuk vonoi shumë ai mbëriti duke mbajtur disa zogj të prerë e disa të gjallë. Kur na pa neve buzëqeshi, erdhi tek ne dhe na tha:

   Çfarë u solli tek unë? – i thamë:

   Humbe nga tubimet tona, kurse ti ishe stolia e tyre dhe prej kur fillove të mungosh, donim ta dinim se çfarë ka ndodhur, prandaj dhe erdhëm deri këtu. – atëherë ai na tha:

   Po ju tregoj të drejtën, kisha një komshi prej të cilit e merja një rrobë hua për të ardhur tek ju në tubime, e ai tash e lëshoi këtë vend dhe u shpërngul në vendin e tij. E si pasojë nuk kisha rrobë me të cilën mund të vija tek ju në tubime. Kurse tani pasi që u tregova urdhëroni të ham nga ajo çfarë na ka furnizuar Allahu. Pasi që shkuam në shtëpinë e tij hëngrëm për drekë zogjtë të cilët na i pregatiti gruaja e tij. Pasi që e pam se në çfarë gjendje ishte në shtëpinë e tij, u konsultuam që secili prej nesh ta ndihmonte me çfarë kishte. Njëri prej nesh tha se do ti jepte 500 derhem, tjetri tha se do ta ndihmonte me 800 derhem, e kështu me radhë derisa u grumbulluan 5000 derhem.

   Pasi që i mblodhëm ia dorëzuam ebu Abdullahut të hollat, u përshëndetëm dhe filluam të kthehemi në shtëpi. Duke u kthyer rrugës e takuam Muhamed ibn Sulejmanin – emirin e Basrës. Ai pasi që na njohu kërkoi prej nesh tja sjellim Ibrahim ibn Shebib ibnu Shejben, madje na dha disa ndihma për të, ca të holla dhe një shtroje për të fjetur dhe na urdhëroi që këto porosi ti shkonin atij. E mora përsipër që ta dërgoj në vend këtë amanet dhe sa po mbëritëm në qytetin tonë u drejtova për tek shtëpia e ibnu Shejbes, pasi që e takova i dhash selam e ai ma ktheu selamin. Mirëpo kur i pa ato gjëra që i kisha me vete dhe e kuptoj se jam duke ja sjellur atij, i ndryshoi fytyra për një çast, sa që nuk e kisha parë ndonjëherë të tillë edhe pse e njihja që moti. Mu afrua e më tha:

   Çfarë kam unë të bëj me këtë mall? A dëshiron të më vësh në fitne (sprovë)? – kur e pash mënyrën se si reagoi i thashë:

   O ebu Abdurahman ulu të të tregoj se si është puna. – i tregova se më dërguar emiri i Basrës Muhamed ibn Sulejmani i cili njëkohësisht ishte edhe tiran. Porse pasi që unë e mbarova çfarë kisha për ti treguar, ai ma plasi derën në fytyrë dhe nuk donte ti përgjigjej aspak ftesës së tij. Pasi që dola nga shtëpia e tij nuk dija kah t’ja mbaj, nuk dija se si të veproj, pasi që u mendova për një kohë të gjatë vendosa që të shkoj tek emiri dhe t’ja tregoj të vërtetën. Pasi që shkova dhe ia tregova emirit qëndrimin e ibnu Shejbes, ai u mendua për një kohë dhe pastaj më tha:

   Ai qenka hauarixh. – e urdhëroi ushtarin e vet tja sjell një shpatë, e pasi që ai e solli shpatën më tha:

   Ja ku e ke këtë shpatë mere, shko heqja kokën dhe ma sill këtu. – i thashë: Allahu të përmirësofte o emir, të betohem në Allahun se ai nuk është prej hauarixhëve, më lër mua e rregulloj unë këtë punë, unë do të shkoj dhe do të bisedoj me të dhe do ta bindi që të vi tek tij. – e krejt këtë e bëra që ai tja fal. U nisa për tek ibnu Shejbeja, arita tek shtëpia e tij, kur para hyrjes ndëgjova një zë gruaje e cila qante, kërkova leje dhe hyra në shtëpinë e ibnu Shejbes. – ishte bashkshortja e tij duke qare, kur hyra tek ajo më tha:

   Çfarë i bët ebu Abdullahut? – i thashë:

   Çfarë ka ndodhur? – më tha më lot ndër sy:

   Pasi që dole ti, mori abdes dhe pastaj u lut: O Allah o Zoti im, ma mer shpirtin nëse është më hajr për mua dhe mos më sprovo! – pasi që i tha këto fjalë u shtri dhe vazhdimisht i përsëriste këto fjalë deri sa vdiq. Kur e ndëgjova çfarë kishte ndodhur thashë me vete: Këtë ndodhi nuk do ta haroj kur. Shkova dhe e lajmërova Muhamed ibn Sulejmanin për atë çfarë kishte ndodhur. Ai pasi që e ndëgjoi ngjarjen më tha:

   Unë do të bëhem gati dhe do shkoj tja fal xhenazen këtij njeriut. – pasi që mori abdes u vesh dhe doli me njerëzit e vet prej Basrës për tja falur xhenazën ibnu Shejbes, bashkë me të dolën edhe shumë banorë të Basrës, për tja falur xhenazën njeriut i cili nuk deshti të sprovohet me prijësit e besimtarëve porse dëshironte të qëndroj larg tyre, Allahu e mëshiroftë vëllaun tonë ibnu Shejben.[1]

Përktheu: Nexhat Ceka
Marrë nga libri “Ku jemi ne nga morali i Selefit të parëve tanë të mirë”

[1] Sifetu Safve 4/9-12

You may also like...